I ftuar në studion e Çim Peka live’ në Syri Tv, gazetari Anri Bala thotë se zv/kryeministres Belinda Balluku në hetim për aferën korruptive 190 mln euro të tunelit të Llogarasë pritet ti merret pasaporta, pra të ndalohet të udhëtojë jashtë.
Gjithashtu SPAK pritet të kërkojë pezullimin e ushtrimit të detyrës për Ballukun e cila mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës. Por do të jetë GJKKO e cila do të japë vendimin përfundimtar.
Ai zbulon dhe disa detaje nga vizita e Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit, Mark Fleming në SPAK
‘ Lajmet kryesore që janë tani të paktën për zonjën në fjalë, ose të paktën për aq sa di unë, janë, i pari është që pritet që zonjës t'i hiqet pasaporta, pra të mos udhëtojë. I dyti është që SPAK do kërkojë pezullimin e ushtrimit të detyrës sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Siç bën me zotin Myzyrin, që ka qenë drejtues, drejtori i APP-së. Pastaj nëse Gjykata e Posaçme mund ta pranojë pezullimin apo ta rikthejë në detyrë siç bëri me drejtorin e prokurimit publik, kjo është tjetër gjë. Dhe kishte dhe një lajm të ditëve të fundit, që zëvendësndihmësi i sekretarit të shtetit, zoti Mark Flemin, ka shkuar në SPAK. Në dijeninë time nuk e ka takuar zotin Dumanin. Në dijeninë time ka takuar vetëm prokurorin Dritan Prençi dhe Klod Brahon
SPAK e ka të detyruar që t'i kërkojë pezullimin e nga detyra zonjës, sepse është një post. Qoftë dhe, se dhe zoti Myzyri, pra drejtori i APP-së ka qenë për të njëjtën akuzë, pra për favorizim tenderash dhe...
Agim Nesho: Drejton 60% të buxhetit të shtetit. Po ku do venë këto para?
Nëse do vlerësojmë standardin që ka mbajtur SPAK-u për zotin Myzyri, nuk ka pse mos ta mbajë po të njëjtin standard, pavarësisht se ai është drejtor i APP-së dhe kjo ka një nivel më të lartë”
© SYRI.net