Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar skandalin e tunelit të Llogarasë, duke theksuar se sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku janë përfshirë drejtpërdrejt në aferë dhe po tentojnë ti mbyllin gojën medias.
Sipas Abilekajt, presioni ndaj mediave nuk vjen nga Balluku, por nga vetë kreu i qeverisë.
‘Po unë mendoj që do ishte shumë e fuqishme Belinda Balluku në qoftë se do i mbyllte gojën të gjithë mediave. Unë nuk besoj se është ajo që e bën vetëm këtë gjë, besoj që është Edi Rama që e bën. Pse mendoj që është Edi Rama? Ajo, ne, sot ata janë bashkë siç e përmende ti në Romë, apo jo? Aty folën për një marrëveshje, e cila është bërë pa pyetur askënd. Për marrëveshjen e Gjadrit.’
Abilekaj theksoi se marrëveshja e Gjadrit është firmosur nga vetë Rama dhe përbën, sipas tij, një akt të rëndë shkeljeje të procedurave kushtetuese.
‘Të cilën e ka firmosur Edi Rama. Është një koncesion gjeopolitik, që ka bërë Edi Rama. Që ka bërë në shkelje të Kushtetutës praktikisht, dhe për të shmangur Kushtetutën, e ka bërë si një kontratë, si një marrëveshje që s'duhet të kalojë fare as nga presidenti... dhe as nga parlamenti që duhet të kalonte.’
Gazetari shtoi se e njëjta logjikë po përdoret edhe për aferën e Llogarasë, e cila, sipas tij, justifikohet me arsye ‘gjeopolitike’, ndërsa të dy palët janë të detyruar të mbrojnë njëri-tjetrin.
‘Për koncesionin gjeopolitik të Llogarasë... po është e vërtetë ajo që ka dalë nga SPAK-u, por ne e bëmë këtë për gjeopolitikë, se s'po bëmë korrupsion. Kështu që, për gjeopolitikë, ata janë të detyruar të mbajnë njëri-tjetrin, janë të detyruar të mbyllin gojën mediave, janë të detyruar të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.’
Sipas Abilekajt, përfshirja e Edi Ramës e bën çështjen e tunelit të destinuar të shuhet, ashtu si shumë skandale të tjera që prekin Edi Ramën.
‘Ne nuk mund të themi që ajo që ka ndodhur në Llogara, nuk ka ndodhur... SPAK-u, besoj, ajo që ka nxjerrë, nuk është as gjysma, as një e katërta e asaj që ka ndodhur... Por sepse ata vetë e kanë pranuar që ajo që ka nxjerrë SPAK-u është e vërtetë.
Po, kanë thënë, ne e kemi bërë. Por e justifikojnë veten jo me ligjin, por me një marrëdhënie gjeopolitike...’
Ai shtoi se hapja e hetimit për tunelin është e rrezikshme për Ramën dhe pikërisht kjo, sipas tij, garanton që çështja do të mbyllet shpejt.
‘Dhe fati i çështjes së tunelit sot, është pikërisht fati i mjerë i çdo çështjeje që prek Edi Ramën. Që është i destinuar të harrohet. I destinuar të mos ndiqet dhe i destinuar të mbyllet sa më shpejt.’
© SYRI.net