Ish-ministri Petrit Vasili ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të inkriminuar kokë e këmbë”, pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të sanksionuar grupin Hysa, të dyshuar për lidhje me kartelin meksikan Sinaloa.
I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Vasili theksoi se ky vendim i Thesarit amerikan, rikonfirmon përfshirjen e kreut të qeverisë në afera kriminale dhe i vë një ultimatum Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të vepruar.
Vasili argumentoi se kryeministri ka dhënë deklarata kontradiktore, në lidhje me takimet e tij me anëtarë të familjes Hysa. “Një herë pretendon se i kanë kërkuar takim ca kushërinj, ndërsa vetë Luftar Hysa ka thënë se e ka takuar përmes një deputeti gjerman,” tha Vasili, duke i quajtur këto “gënjeshtra publike të qëllimshme”.
Ai shtoi se ndërsa Hysa pretendonte se takimi ishte për një album turistik, Rama deklaroi se ishte për një kazino, duke ekspozuar zyrën e Kryeministrit si një vend ku ndahen licenca të tilla në mënyrë joligjore.
Më tej, Vasili kritikoi ashpër Ramën për mbrojtjen që i bëri familjes Hysa ndaj mediave meksikane, pavarësisht se një prej anëtarëve të saj i ishin anuluar licencat në Kanada për dyshime të lidhura me pastrim parash.
Sipas tij, vendimi i Thesarit Amerikan është një mesazh i qartë se SHBA nuk do të tolerojë asnjë mbështetje për klanet e narkotrafikut, të cilat i konsideron organizata terroriste.
“Për fatin e keq të SPAK-ut, rrugë të mesme nuk ka. Ose do të thërrasë urgjentisht Ramën dhe do të rreshtohet në krahun e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe narkotrafikut, ose do të heshtë dhe do të pozicionohet në krahun e narkotrafikantëve,” deklaroi Vasili, duke theksuar se pasiviteti i drejtësisë shqiptare deri më tani është i pafalshëm.
Koha tregoi që ne kemi, pra rikonfirmoi, dita e sotme është një lajm shumë i madh dhe shumë i rëndë, pra rikonfirmoi që kemi një kryeministër të inkriminuar kokë e këmbë. Arsyet janë shumë të thjeshta dhe do përpiqemi ta, me mirëkuptimin tuaj ta trajtojmë këtë bisedë vetëm për teleshikuesin që ta kuptojë thjesht për çfarë bëhet fjalë. Patjetër. Së pari, së pari, kryeministri, ky Edi Ramës më lejoni t'i themi më kryeministër të biem dakord, sepse e ka humbur këtë atribut. Një herë thotë, ky pretendon që e kanë kërkuar ca kushërinj dhe në zyrën e tij pa asnjë lloj verifikimi hyn dhe del kushdo. Dhe ky nuk dinte gjë për këtë familje. Nga ana tjetër, vetë luftëtar Hysa, në një media tjetër thotë që unë e kam njohur nëpërmjet një deputeti gjerman. Këto janë të gjitha të. Pra, ja një inkoherencë e, një gënjeshtër publike e cila nuk është e paqëllimshme. Ai Luftëtar Hysa thotë unë kam vajtur, kam dashur ta takoj për me një mikun skocez, për të bërë një album ëh turistik apo mjedisor për Shqipërinë. Ndërkohë që Edi Rama thotë që erdhi për një kazino, apo jo?
Së treti, shqiptarët marrin vesh që në zyrën e Edi Ramës ndahen kazinotë. Sepse, në një vend minimalisht normal që funksionon, të drejtat kërkohen në një institucione që ky kryeministër duhet të kishte ngritur për njerëzit, apo jo? Që të venin do të aplikonin për kazino. U takonte s'u takonte. Nuk është zyra, nuk është ky ai ai që ndan dhurata. Babadimri i Shqipërisë që ndan puset e naftës me McGonigal-in, që ndan këtë e të tjera e të tjera. Dhe tani vijmë edhe më para, më përpara. A i kishte, ky i doli për zot, është shumë e rëndë.
Pra, mediat meksikane tha ja fusin kot tha. Marrin nëpër gojë tha një familje tha, siç duan ato tha dhe i doli për zot. Një, ti e njeh median botërore. Mediat meksikane e përballen në vijë të parë në luftën me me me narkotrafikun, pasi dihen problemet që ka Meksika. Dhe do ishte shumë kurajo e madhe që të merrej përsipër këtë gjë. Po përpara se sa të përgënjeshtronte mediat meksikane, çfarë fakti tjetër kemi? Përpara se të vinte kjo gjë, dihej që Luftëtar Hysa, në rastin konkret, duke bërë kërkime të thjeshta në Google, i ishin anuluar licencat që kishte në Kanada për dyshime për trafikim, për pastrim parash e të tjera e të tjera, të lidhura me këto klane. Pra ngjarje që vite më parë.
Tani pyetja është kjo. Nuk i verifikon dot kryeministri se kush i hyn e i del në zyrë? Përgjigja është e qartë, jo. Kryeministri ka patronazhistë që dinë hallet e Armelës, të Petritit dhe të gjitha, sa para borxh dhe çfarë kredie merr. Sigurisht që këtë s'e ka vështirë fare që ta gjejë. Por problemi është i tillë, që subjekte me të gjitha problemet që mund të kenë, të inkriminuar apo jo, hyjnë dhe dalin në zyrën e tij pa asnjë problem. Kemi kulmet e McGonigal-it që siç e dimë është një histori, s'kemi pse trajtojmë më sepse është shumë e qartë. Ja ku kemi dhe një ngjarje të re. Por sot ka një një fjali shumë të rëndësishme në komunikimin që është bërë. Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë këdo që jep mbështetje ëh klaneve të narkotrafikut. Sepse i ka konsideruar organizatat narkotrafikut, organizata terroriste, të cilat e kanë provuar që Edi Rama i ka për zemër, i trajton, i mbështet, u jep, i përdor për zgjedhje, u jep dhe të tilla mbështetje të tjera.
Kush është problemi për ta finalizuar këtë arsyetim? Finalizimi është ai që ishte dhe pjesë e pyetjes tuaj. Që ne kemi mjerisht një drejtësi që ka zgjedhur të jetë në krahun e narkotrafikut. Sepse indiciet ishin shumë të forta për ta thirrur që dy vite më parë Edi Ramën përpara, boll për shkak të faktit që tjetër gjë thoshte luftëtar Hysa dhe tjetër gjë thoshte Edi Rama për takimin dhe arsyet e takimit, ëh, përveç rekordeve që thashë ekzistonin me kohë dhe duhet ta kishte thirrur me kohë Edi Ramën për një situat ëh kaq të rëndë. Por sikurse nuk e bëri për McGonigal-in, sikurse nuk e bëri dhe për këtë, është situata aktuale. Por sot, mbas këtij komunikimi të departamentit të thesarit, pra pozicioni i hapur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me këtë çështje, për fatin e keq të SPAK-ut, rrugë të mesme nuk ka. Ose do ta thërrasë urgjentisht, duhet të ishte që sonte.
Po pra duhet të ishte, duhet të ishte normalisht, normalisht sonte duhet të ishte. Sonte bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë për një lidhje të tillë, të dokumentuar dhe të certifikuar. Të certifikuar prej kohësh, të mbështetur, u ka dalë për zot dhe t'i mbështesë këta persona që i takon, u del ky për zot, që nuk e ka detyrë fare, duhet të ishte që sot, sepse ose duhet të ishte që sot ose që nesër në mëngjes në zyrën e Edi Ramës për këtë çështje, pra do të thotë të jetë në një krahun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krahun e luftës kundër terrorizmit të narkotrafikut, që narkotrafiku përfaqëson, ose në të kundërt nuk shkon në zyrën e Edi Ramës, nuk e thërret në zyrën e Edi Ramës dhe rreshtohet në krahun e narkotrafikantëve dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mjerisht për herë të parë SPAK-u do donte me gjithë zemër të ishte në një pozicion në mes, që të mos bënte asnjëherë në anë tjetër dhe të dilte i pafaj, po ky pozicion i është mohuar, nuk e ka më këtë mundësi. Pra, o është në krah të narkotrafikantëve dhe kundër Amerikës dhe mbron Edi Ramën, ose në të kundërt e vë përpara përgjegjësisë ligjore Edi Ramën, bashkë edhe me shumë gjëra që i rëndojnë, dhe ky vihet në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuptimin jo thjesht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po të standartit botëror që Shtetet e Bashkuara, që Amerika përfaqëson në luftën kundër narkotrafikut. Pasi lufta, po duhet ta pohojmë, është një moment vërtet, ky është, pa e tepruar, është moment historik. Hapja e një lufte, e një fronti të tillë botëror ndaj kësaj veprimtarie kriminale që shkatërron shtetet dhe shkatërron familjet.
Na duhen hallet e shqiptarëve. Ne kemi, ne kemi në këtë moment, pra, në një pozicion shumë të kompromentuar rëndë kryeministrin e vendit. Po siç preket, sepse urdhri, domethënë kjo që ka ndodhur është një një histori e paralajmëruar. Ju vetë si televizion keni dhënë një kontribut shumë të çmuar në atë kohë, kur u bënë publike fotot, u bënë publike cilët ishin rekordet që lidhnin këtë situatë dhe më tutje më tej mediat e tjera do u përpoqën të hidhnin dritë. Pra situata prej kohësh duhet të ishte marrë në dorë nga SPAK-u. Prej kohësh, sepse ishte shumë e rëndë. E kemi pasur dhe në intervistë.
Shtatë qershor, e cila është denoncuar dhe nga autoritetet gjyqësore italiane, nga Ranucchi dhe për gjithë këto ingredient, ju dini bile që Edi Rama e ka quajtur të pështirë emisionin, pikërisht për këtë pyetje që i bën. Se e mbani mend që pyetja ka qenë e drejtpërdrejtë. Pra, ka pasur dhe ka indicie pafund dhe në këtë moment, SPAK-u duhet, lëvizja e rrufeshme e SPAK-ut do ishte për të shpëtuar një minimum, se të paktën kompromentimi është shumë i thellë dhe i SPAK-ut. Për të shpëtuar sadopak ëh, ëh, atë fytyrë nëse ka mbetur fytyrë atij institucioni që deri tani ka mbyllur sytë. U desh Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbanin pozicione të tilla, kaq të qarta, të prera, shumë të forta, në mënyrë që kjo situatë të merrte këtë dimension të ri, pasi pa asnjë diskutim, situata sot ka marrë një dimension të ri dhe Edi Rama sot është nën akuzë.
© SYRI.net