I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari i “Radio France” në Paris, Genc Burimi, foli mbi situatën politike dhe drejtësinë në Shqipëri, ku u shpreh se vendi ndodhet nën një “sistem kriminal e mafioz”, i mbrojtur nga faktorë ndërkombëtarë.
Sipas tij, ndërkombëtarët ushtrojnë presion mbi SPAK-un dhe mbyllin sytë përballë aferave që përfshijnë pushtetin. “Kan ndërkombëtarët që mbrojnë, Elon-in, Tony Blair-in, Erdoganin… Çfarë do të bëni?”, ironizoi Burimi, duke theksuar se sistemi nuk mund të shembet pa u vendosur përpara përgjegjësisë ata që e mbështesin. Ai shtoi se protestat duhet të shtrihen edhe para SPAK-ut, ndërsa kërkoi që opozita të propozojë një ligj për forcimin e këtij institucioni. “Këta po tallen me ne. Kapet Balluku, dhe shkon në Romë! Çfarë po bëni, o popull?”, deklaroi ai.
Pjesë nga deklarata:
Para kryeministrisë, para SPAK-ut dhe dhe njëherë, dhe në në Ukrainë ishte me apo jo? Pra SPAK-u ukrainas. Këto të paguajnë, qytetarët, Tek këta kemi besim neve. Ju e filloni emisionin me Ramën, e mbaroni me Ramën, sikur Rama thotë, ore dihet kush është Rama. Arsen Lupen, nuk e tradhton veten. Sot, sot unë kam një sistem sot, që e kam bërë një sistem kriminal, mafioz. Kam sot ndërkombëtarët që më mbrojnë. Kam Elon-in, kam Tony Blair-in, kam, kam në Turqi, Erdoganin.
Çfarë do më bëni? Ky system qahet, pikërisht duke u vënë përpara përgjegjësisë këta ndërkombëtar që e mbrojnë këtë njeri. I thanë ndërkombëtarët e bëjnë presion te SPAK-u ynë. Që ky personazh, ky kapet në Amerikë dhe ky në Shqipëri mos dimë neve asgjë për këtë gjë? S'ka bërë ky SPAK asnjë lloj kontrolli, të pasurisë? Po çfarë bëhet kështu mor? Çfarë bëhet mor? Po kjo sot, kjo protestë, protestë do bëhet edhe para SPAK-ut. Ose të propozohet një ligj, ta propozojmë PD-ja, të gjithë këto para ti jepen SPAK t’I shtohen mjetet. Këta po tallen me ne. kapet Balluku shkon në Romë. Ç’po bëni o popull?
© SYRI.net