VIDEO/ Ortaku i Sinaloas në zyrën e Ramës, Tomorri: SHBA mund t’i sekuestrojë pasuritë Luftar Hysës

18:58, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me sanksionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Luftar Hysës dhe familjes së tij.

Tomorri ka treguar edhe se si e ka mësuar lajmin që Luftar Hysa kishte qenë në Kryeministri dhe kishte takuar Edi Ramën.

‘Kjo ka një histori shumë interesante. Për herë të parë ne në Shqipëri u njohëm me emrin e zotit Hysa kur një gazetë meksikane e quajtur El Universal, publikoi në aso kohe një raport të antidrogës meksikane, që thoshte që ky grup është një grup shumë i rrezikshëm që pastron para, është i lidhur me kartelin e Sinaloas, është pjesë integrale e tij e tjerë e tjerë.

Kishin kaluar nja dy ditë pas publikimit të lajmit në Meksikë dhe unë isha duke folur me dikë rastësisht dhe më thotë, ‘ore ti e di që ky ka qenë në Kryeministri?’ I them, ‘si mo ka qenë në Kryeministri?’ Po më thotë, ke dhe foto.

Fotot ishin publikuar nga portali Dosja, po ishin publikuar për deputetin gjerman që shkon te zyra e Ramës. Dhe më thotë, Luftar Hysa është ky këtu. Dhe ne e publikojmë që karteli i Sinaloas pritet në Kryeministri.

Pastaj doli Rama dhe tha, çfarë janë këto, ëh, si merre, ato gjëra që ne i dëgjuam aty.’

Sipas gazetarit, sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Hysës janë të një niveli shumë të lartë dhe me pasoja serioze financiare.

‘Këto sanksionet janë ëh përtej sanksioneve politike, pra janë një shkallë më të rënda, pasi këto sanksione i japin mundësi qeverisë amerikane, pra t'i shpallësh si organizatë kriminale, dhe i japin mundësi qeverisë amerikane që të sekuestrojë çdo të ardhur që ti mund të kesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I japin të drejtë qeverisë amerikane që t'u kërkojë institucioneve financiare, pra bankave, që të bllokojnë dhe të mos procedojnë asnjë veprim financiar të këtyre kompanive. Dhe përgjithësisht, pjesa tjetër pastaj është ajo ndalimi i hyrjes në SHBA që është…’

Tomorri theksoi se në njoftimin zyrtar të Departamentit të Thesarit amerikan theksohet se masat janë marrë në bashkëpunim me qeverinë e Meksikës, në kuadër të luftës kundër karteleve të drogës.

‘Pastaj se çfarë të dhënash, se po ta shikosh njoftimin e Thesarit, ai thotë që ne, pra Departamenti i Thesarit në bashkëpunim me qeverinë e Meksikës, në kuadër të luftës së goditjes së karteleve, kemi ndërmarrë këto masa.

Pastaj se çfarë materialesh, provash apo faktesh të tjera kanë skuadrat që po bëjnë ëh këto operacione, këtë ne nuk e dimë. Pra, kanë të tjera fakte që mund të shkojnë në procedime penale apo ku di unë.

Po herë pas here, njoftimi i Thesarit është për këtë. Pra, bllokim të aseteve, sekuestrim parash dhe ndalimin e këtyre kompanive për të bërë biznes me çdo lloj entiteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco