Shqetësimi kryesor për zgjedhjet e pjesshme në Berat, sipas deputetit Zia Ismaili, është presioni dhe intimidimi ndaj votuesve. Ai lëshoi një akuzë të fortë, duke thënë se "Sigurimi i shtetit nuk ka qenë kaq i ashpër sa ç'është sistemi i patronazhimit që sot ka Partia Socialiste".
Sipas tij, ky sistem po vepron fuqishëm në Berat, ku e gjithë administrata shtetërore dhe institucionet janë vënë në shërbim të kandidatit të mazhorancës. Ai denoncoi takimet elektorale që po mbahen brenda orarit zyrtar të punës në institucione, duke argumentuar se familjet që varen nga një pagë shtetërore janë më të prekshme ndaj këtij presioni. Si kundërpërgjigje, Ismaili u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
"Dalja e tyre masivisht, mos të intimidohen, mos të frikësohen nga asnjë lloj njeriu, qoftë nga policia apo patronazhistët," tha ai, duke e parë pjesëmarrjen e lartë si garancinë e vetme për një votë të lirë dhe për fitoren e kandidatit të tyre.
Pjesë nga deklarata:
Ne kemi bërë takime për ditë në terren, me të gjithë qytetarët, të cilët i kemi siguruar se do të jemi në krah të tyre dhe në mbrojtje të votës së tyre. Ne kemi bërë thirrje të gjithë institucioneve, OSBE-së, ODIHR-it që të monitorojë këtë proces nga afër, për të pasqyruar të gjitha shkeljet që do të jenë, që pritet të jenë në këtë fundjavë. Ndërkohë që të gjitha strukturat e degës së Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të koalicionit, janë në terren për të mbledhur të gjitha faktet në lidhje me abuzimet që mund të ndodhin gjatë procesit të votimit ose gjatë këtyre dy ditëve.
E kuptoj. Ndërkohë, doktor Zia, sigurisht ju keni pasur një eksperiencë lokale për qarkun e Beratit. Tanimë e frekuentoni Tiranën pak më shpesh. Të gjithë ato organizatat që dikur i dërgonit informacionet dhe denoncimet tuaja, flas Bashkimi Europian, OSBE, ODIHR, si po ju duken tani si ligjvënës nga Tirana?
Unë kam parasysh këtu edhe konfliktin e djeshëm të stisur mes liderit të opozitës dhe ambasadorit të Bashkimit Europian, zotit Zato, për një deklaratë që ai e ka bërë vetë, por mbase ka ndërruar mendje prapë, nuk e di.
Dua, dua të, dua të sqaroj diçka. Përsa ne do t'i referohemi raportit të OSBE-ODIHR-it, që është një raport i saktë, i cili pasqyroi pabarazinë dhe të gjithë farsën elektorale që ndodhi në 11 maj. Ndaj dhe ne i kemi bërë thirrje këtij institucioni të kamëruar këtë proces. Dhe po të shikojmë progres raportin e Komisionit Europian, i cili linte shumë për të dëshiruar në lidhje me mënyrën se si po qeveriset populli shqiptar. Ndërkohë që për pjesën e ambasadorit nuk kam koment tjetër, veçse atë votën kundër që kam pasur në parlament në lidhje me ato pikat dhe nenet të cilat njëherë mund t'i thonë ndihesh femër, njëherë mund t'i thosh ndihesh mashkull, që i parashikonte dhe ligji. Pra, ka qenë zgjedhja e atij që ka bërë atë.
Unë e kam thirrje, e kam thirrje për të gjithë që duhet të dalin masivisht në zgjedhje. Mos të intimidohen, mos të frikësohen... Votoni atë që duan, po të paktën të shkojnë të lirë...
Të shkojnë të qetë dhe të votojnë të lirë për atë kandidat që mendojnë që është kandidati më i mirë. Kjo do të jetë zgjidhja më e mirë edhe për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që do kenë zgjedhje. Aq më tepër për Bashkinë e Beratit, për të cilën e kanë shansin unik për të patur një administrator, një shërbëtor të tyre siç është inxhinier Pavllo Shkarpa. Pra, inxhinieri ka dhënë njëherë provat që ka punuar për Beratin, pse mos t'ia japim dhe ne mundësinë që të punojë përditë, punojë përditë për këtë qytet.
© SYRI.net