Qëndrimi i Edi Ramës dhe situata në Kuvend, Bardhi: Ndjesa e munguar për 50 milionë euro të vjedhura

Qëndrimi i Edi Ramës dhe situata në Kuvend, Bardhi: Ndjesa e munguar për 50 milionë euro të vjedhura

21:31, 06/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe situatën në Kuvend.

Në reagimin e tij, Bardhi ironizon me “ndjesat” që sipas tij Edi Rama duhet t’u kërkojë shqiptarëve për aferat korruptive dhe keqpërdorimet e pushtetit.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

NDJESA E MUNGUAR

“U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.”
€di Rama

“U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.”
€di Rama

“U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatin e të pandehurës B€linda.”
€di Rama

Bardhi thekson se “këtë ndjesë presin shqiptarët nga €di Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike”.

Ai shton se Partia Demokratike ka respekt të plotë për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se “Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht nga përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvend”.

Sipas Bardhit, kryeministri Rama po përpiqet të keqpërdorë deklaratat e ambasadorit për të sulmuar opozitën dhe për ta përjashtuar atë nga jeta parlamentare.

“Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE-së, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa, të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë dhe ta izolojë,” përfundon reagimi i Bardhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco