Bala: I japim SPAK-ut miliona, po ku janë dënimet? Një gafë e skemës së drejtësisë...

21:28, 06/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Anri Bala ngre pyetje të forta mbi efektivitetin e SPAK-ut dhe shpenzimet e tij, duke nisur nga buxheti vjetor prej dhjetëra milionë eurosh (nga 7 deri në 15–16 mln). Në ‘Çim Peka Live’, në Syri TV ai u shpreh ngriti pyetjen se pse rezultati në gjykime është i dobët që sipas analizës së tij, vetëm dy persona, Alqi Bllako dhe Lefter Koka, janë dënuar në shkallë të parë për korrupsion, ndërsa shumica e rasteve mbeten pa dënime përfundimtare. Bala akuzon se SPAK-u shpesh herë “certifikon vjedhjet” pa ndjekur ose kapur në flagrancë personat e përfshirë.

Anri Bala: Vetëm ta bëj një çikë, meqë më the këtë të fundit edhe ndoshta e zgjasim pak. Ideja është, harrojmë ne, t'i japim 80,000 euro, po sa miliona euro në vit i japim SPAK-ut për të na çertifikuar vjedhjet dhe pse nuk e bën? Sapo kërkuan rritje rroge ata, ose rritje rroge, fonde, për të ngritur, për të ngritur, për të marrë pajisje më të mira ndoshta, nuk e di, operative apo jo...

I japim diku te shtatë... tek 11 milionë euro, është rritur vit pas viti deri në 15-16 milionë euro në vit. Në të gjitha rastet kryesore që kam, që kam bërë një analizë tani, e pata folur edhe më përpara, kemi vetëm zotin Alqi Bllako dhe zotin Lefter Koka, të cilët janë dënuar në shkallë të parë për korrupsion. Asnjë rast tjetër. Në shkallë të parë, pra deri tani prapë prezumohen të pafajshëm.

Po hajde ta quajmë korrupsion atë të Safetit, është për statistika. Turp tani, se... edhe ai ishte flagrant. Ta shpjegoj dhe në sensin për sqarim edhe për opinionin publik, ishte në flagrancë. Safetin nuk e kapi SPAK-u. E kapën tjetërkush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco