Kulla 35-katëshe ndez debatet në Shkodër, PD kërkon shpjegime nga kryebashkiaku Beci

Kulla 35-katëshe ndez debatet në Shkodër, PD kërkon shpjegime nga kryebashkiaku Beci

13:25, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkodrës ka qenë sërish në qendër të debateve gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak. Projekti, i cili ka nisur zyrtarisht punimet prej disa ditësh, vijon të ngjallë kundërshtime të forta, kryesisht nga përfaqësuesit e opozitës në këshill.

LEXO EDHE: ‘Esnafi i tenderave’/ Benet Beci, korrupsion 1 miliard lekë me lulet!

Anëtarja e Këshillit Bashkiak nga radhët e Partisë Demokratike, Eliona Shkreli, ka akuzuar kryebashkiakun Benet Beci për mungesë transparence dhe shmangie nga përgjegjësitë institucionale.

Ajo kërkoi që Beci të marrë pjesë personalisht në mbledhjet e këshillit për të dhënë sqarime mbi projektin, duke theksuar se “kryetari i bashkisë nuk mund të jetë vetëm përfaqësues politik i Shkodrës, por duhet të jetë prezent në diskutimet që prekin qytetarët dhe të ardhmen e qytetit”.

LEXO EDHE: ‘Kryebashkiaku Beci, nën hetim që nga tetori 2024’/ Bardhi: Integriteti i SPAK u kompromentua rëndë

Në debat u përfshi edhe këshilltari Imeldi Sokoli, i cili ngriti shqetësime lidhur me mënyrën si është nisur projekti, duke përmendur parregullësi në procedurat e miratimit dhe mungesën e konsultimit publik.

Pavarësisht kundërshtimeve politike, punimet për ndërtimin e kullës 35-katëshe në qendër të qytetit kanë nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco