Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Vizitë në mbrëmje në kryeministri/ Balluku ‘falet’ te Rama pasi SPAK-u e la pa masë arresti

Vizitë në mbrëmje në kryeministri/ Balluku ‘falet’ te Rama pasi SPAK-u e la pa masë arresti

19:11, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belinda Balluku është parë duke hyrë në kryeministri mbrëmjen e sotme.

Zëvendëskryeministrja u fotografua duke hyrë në godinën kryesore të ekzekutivit pasi u mor e pandehur nga SPAK.

Megjithatë, Balluku u la pa asnjë masë arresti.

Kujtojmë se ajo po hetohet për çështjen e tunelit të Llogarasë, që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 180 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se procedimi ndaj Ballukut është regjistruar këtë vit dhe është bashkuar me hetime të vitit të kaluar për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Kjo procedurë është zhvilluar në datën 11 dhjetor të vitit 2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur më datë 22 qershor të vitit 2021, me fond limit, 18 miliardë e 967 milionë lekë, pa TVSH ose më shumë se 180 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco