Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Balluku nën hetim për tunelin e Llogarasë, Ahmetaj e denoncoi i pari në SYRI TV: Tenderi u anulua dhe iu dha turkut pas takimeve në Ankara

19:01, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, nw njw intervistë në ‘Çim Peka LIVE’ të dhënë në 29 korrik 2024, ka denoncuar aferën e tunelit te Llogarasë duke akuzuar se është një aferë korruptive.

Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.

Të ardhurat e kompanisë turke e cila fitoi mes procedurash të dyshimta tenderin për ndërtimin e tunelit të llogarasë, konfirmuan auzat e ngritura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, e cili në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ e cilësoi këtë tunel si aferë të pastër korruptive.

Ndwrkaq, nga njw hetim i mwpasshwm i SYRI TV, rezultoi se të dhënat nga bilanci i kompanisë tregojnë se vetëm në vitin 2023, kompania turke raportoi fitime prej 12 milion eurosh, megjithëse nuk ishte angazhuar fare në ndërtimin e tunelit pasi punimet u kryen me nënkontraktor nga ana e kompanisë Gjoka Konstruksion.

Pas deklaratave të Ahmetajt Syri TV siguroi provat e takimit në Ankara të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me përfaqësuesit e kompanisë turke dhe pak javë pas takimit ata u shpallën fitues të tenderit të dytë megjithëse ofruan 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka.

Biseda në studio:

Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas...

Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara...

Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pa bërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij.

Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, kur ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?

Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.

Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.

Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë.  Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen ...

Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.

Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.

Peka: Vazhdojmë...

Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.

Tuneli i Llogarasë, konfirmohen akuzat e Ahmetaj

Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi mes procedurash të dyshimta garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime prej 12 milionë eurosh vetëm për vitin 2023.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat janë siguruar nga Syri Televizion, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën në rreth 70 milion euro, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.

Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa u angazhuar në ndërtimin e tunelit, pasi punimet u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke, por që ishte skualifikuar.

Këto të dhëna konfirmojnë akuzat e ngritura nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, i cili e cilësoi tunelin e llogarasë aferë të pastër korruptive. Ahmetaj deklaroi se kompania turke u shpall fituese pavarësisht se kishte ofruar 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka Konstruksion.

Pas deklaratave të Ahmetaj Syri TV arriti të sigurojë provat e takimit në Ankara, ku u finalizua edhe kjo aferë. Siç e shihni edhe nga fotot në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj. Syri TV mësoi se ky takim u zhvillua pak para se të anulohej tenderi i parë dhe të çelej tenderi i dyti për ti dhënë kompanisë turke këtë fond. Pak javë pas këtij takimi, kompania turke do të rezultonte fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit. 

Këtu afera thellohet edhe më tej, pasi kompania turke, nuk sjell asnjë mjet apo punonjës në Shqipëri dhe për ndërtimin e tunelit merr si nënkontrakton kompaninë Gjoka, e cila më herët kishte ofruar 50 milionë euro më pak për ndërtimin e të njëjtës vepër. Pra në të gjithë këtë operacion, miqtë turq të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut marrin 50 milionë euro pas takimit në Ankara, ndërsa punimet kryhen nga kompania Gjoka, e cila nëse nuk do ishte skualifikuar në tenderat e parë do i kishte kursyer taksapaguesve shqiptarë 50 milionë euro.

Referuar të dhënave zyrtare gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco