Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Ndarja nga jeta e Nanos, Berisha: Ishte personalitet i të majtës, reformoi PS-në

Ndarja nga jeta e Nanos, Berisha: Ishte personalitet i të majtës, reformoi PS-në

18:36, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano.

Berisha në mesazhin e tij, shpreh ngushëllimet për familjen e Nanos dhe socialistëve, ndërsa thekson faktin se, ai ishte personalitet i të majtës dhe reformues i PS-së.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco