Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

SYRI TV/ GJK shqyrton kërkesat e ish-kryebashkiakut - Veliaj: Pengmarrja ime si bandat në Kolumbi

15:34, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese me pranga në duar, ku ka lëshuar një mori akuzash për arrestimin dhe shkarkimin e tij. Adresuar Edi Ramës dhe Këshillit Bashkiak, Veliaj e ka cilësuar tradhti shkarkimin dhe arrestimin e tij. Ish-kryebashkiaku u shpreh se persekutimi i tij është një rrëshkitje e demokracisë drejt shtetit të frikës, e për këtë përgjegjës bën direkt Kryeministrin si firmosës së shkarkimit dhe Prokurorinë që e izoloi bazuar mbi letra anonime dhe shkelje të prezumimit të pafajësisë.

Syri TV

Me pranga në duar, ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin e tij nga Edi Rama, sipas procedurës së Këshillit Bashkiak dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga Presidenti Bajram Begaj. Në fjalën e tij, Erion Veliaj shmangu totalisht adresimin drejtpërsëdrejti tek kryeministri Edi Rama, duke mos e përmendur në fjalën e tij, por në të njëjtën kohë e cilësoi tradhti firmën e tij të shkarkimit dhe të Këshillit Bashkiak që nisi procedurën sipas kërkesës së Ramës.

Në mbrojtjen e tij, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi veten si të goditur për shkak të kulisave politike dhe tradhtive morale.

Si shkak për burgosjen dhe shkarkimin e tij, Veliaj thotë se shkak është bërë ngjitja e tij politike dhe mbështetja nga qytetarët, por sipas tij e vërteta e këtij sulmi me letra anonime nuk mund të fshihet.  

Teksa Këshilli i Ministrave dhe kryeministri Edi Rama është autoriteti që firmosi shkarkimin e tij, Erion Veliaj deri në fund shmangu komentin mbi veprimin e kryeministrit, por shkarkimin si kryebashkiak e cilësoi rrëshkitje nga demokracia në shtetin e frikës, ku nuk sundon ligji por interesat ditore të politikës.

Arrestimin e tij dhe shkarkimin nga Edi Rama, Veliaj e krahasojë me veprimin e karteleve mafioze në Kolumbi, që sipas tij morën peng kryebashkiakun e Medelinit për ta çuar në zgjedhje.

Erion Veliaj kishte një mesazh edhe për Ogerta Manastirliun që kandidon në emër të Partisë Socialiste për ta zëvendësuar në Bashkinë e Tiranës, që me këtë precedent mund ta pres fati i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco