Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

VIDEO- Më parë dërgoi motrën avokate – Belinda Balluku mbërrin në SPAK si person nën hetim

15:12, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belinda Balluku është paraqitur në SPAK. Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Më herët gjatë ditës ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut

Pamela Qirko ka qenë kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pak më parë në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. 

Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar se Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAKut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco