Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Shtyhet për seancën e ardhshme votimi për Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

Shtyhet për seancën e ardhshme votimi për Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

13:26, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Votimi për zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë për në seancën e ardhshme plenare.

Sipas një njoftimi zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, vendimi për shtyrjen erdhi pasi gjatë procesit të votimit në seancën e djeshme opozita u largua nga salla, duke bërë që të mos arrihej kuorumi i nevojshëm prej 3/5 e anëtarëve.

Votimi për këto pika të rendit të ditës që i takojnë përzgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhet me nje vendimmarrje të dakordësuar paraprakisht mes grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte parashikuar të votohej në seancën e datës 30 tetor 2025.

Në procesin e votimit në këtë seancë, opozita ishte larguar nga salla dhe pavarësisht dakordësisë politike të arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës paraprakisht, për emrat e propozuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk eshte arritur kuoorumi i nevojshëm prej 3/5 e anëtarëve.

Në përfundim të Seancës Kryetari i Kuvendit ka konstatuar mungesën e kuoorumit të nevojshëm për miratimin e këtyre projektvendimeve, është konsultuar me anëtarët e Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën dhe ka njoftuar shërbimet e Kuvendit që për këto pika të rendit të ditës të ri-përsëritet votimi në seancën e radhës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco