Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Kalaja: Mungesa e kuorumit, strategjia e gjykatës për të shmangur një vendim për Veliajn?

10:37, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga skenarët më të mundshëm për seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ndaj Erion Veliaj, sipas analistes Adriana Kalaja, nuk është një vendim i merituar, por një manovër procedurale për ta lënë çështjen pezull.

Ajo argumentoi në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, se me një trupë gjykuese prej tetë anëtarësh arritja e shumicës së kërkuar prej pesë votash bëhet e vështirë dhe mund të përdoret si një justifikim për të mos marrë një vendim. Kjo do të thotë se çështja rrëzohet pa u gjykuar në themel, për shkak të pamundësisë për të formuar shumicën. Kjo strategji i shërben zvarritjes së situatës dhe i jep kohë palëve politike të rinegociojnë pozicionet e tyre prapa kuintave. Gjithashtu, u kritikua fakti që vendi vakant në gjykatë nuk është plotësuar prej një viti, dhe presidenti nuk ka dekretuar ende anëtarin e ri, zotin Vokshi, një vonesë që shihet si e qëllimshme për të mbajtur gjykatën në një gjendje të cenueshme dhe lehtësisht të manipulueshme.

Adriana Kalaja: Kjo mund të shkojë me një vendimmarrje në këndvështrimin tim. Pra, për të mbajtur ato balancat personale të tyre edhe korruptive po të doni, sot vendimmarrja...nëse do të merret sot, mund të kalojë me mosplotësim të kuorumit. Pra, nisur nga fakti që ne sot, nuk kemi 9 gjyqtarë por kemi 8 gjyqtarë, mund të kemi një vendimmarrje që nuk e merr shumicën e 5 votave sepse këtë kërkon ligji.

E tregoi dhe koha që i bashkoi të gjithë dhe kjo është skema që unë mendoj që e e zuri pak të papërgatitur Edi Ramën, sepse i doli skema nga kontrolli dhe nga ana tjetër unë mendoj që edhe këtë vonesën e qëllimtë që ai po bën, sepse unë nuk besoj, qofsha e gabuar, do kërkoj ndjesë publike, unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese të ketë atë integritet dhe atë kurajo për të rrëzuar dekretin e zgjedhjeve. Pra po flas për kërkesën tjetër që ka bërë Erion Veliaj. Ndërkohë, kjo skemë po vijon edhe brenda Gjykatës Kushtetuese që opozita, Partia Demokratike, edhe kandidati Binaj të bien në atë gjumin se nuk do ketë zgjedhje tani do presim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco