Sipas ekspertëve, projekti i Identitetit Dixhital nuk është një nismë e izoluar, por një pjesë kyçe e një axhende globale me origjinë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos.
Edrin Fidhe argumenton se ide të tjera si heqja e parasë fizike (cashless) dhe zhvillimi i 'Smart Cities' po promovohen paralelisht dhe në mënyrë të koordinuar.
Kjo, sipas ekspertit tregon për një qëllim të vetëm: Krijimin e një ekosistemi ku çdo transaksion dhe lëvizje është e gjurmueshme.
Deklarata e tij:
"Kjo do krijojë një profilizim masiv të çdo individi, pra tashmë ai që do ketë.
Patjetër, domethënë, ajo që po flitet dhe që akoma nuk është bërë publike në Shqipëri dhe që unë kam frikë se do ndodhë, sepse tashmë jemi në hapësirën kur kjo serviret si një produkt i bukur.
Po, sigurisht, si paketim i bukur. që të pranohet lehtësisht nga qytetarët. Por në fakt, nëse qytetarët refuzojnë ta pranojnë dhe unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e pranojnë.
Kjo është zgjidhja e vetme. Nuk ka zgjidhje tjetër. Në qoftë se ky ligj kalon dhe e dimë që ka një mazhorancë shumë të fortë në kuvend që miraton çfarëdolloj ligji që i serviret. Unë u bëj thirrje dhe deputetëve, duhet ta mendojnë që po preken familjet e tyre, po preken ata vetë, po preket çdo qytetar".
© SYRI.net