Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

‘Nëse do hetohet ‘Llogaraja’...ka firmosur Rama’/ Abilekaj: Hetimi mund ta ketë kapur kryeministrin në befasi!

21:28, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për analistin dhe gazetarin Enton Abilekaj, thirrja e Belinda Ballukut është e para në radhët e zyrtarëve në detyrë që shkon në Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Abilekaj tha se një thirrja e numrit dy të qeverisë në SPAK, duhet parë në dy këndvështrime, nëse kjo fletëthirrje e ka kapur kryeministrin Edi Rama në befasi, dhe së dyti, mund të jetë rrjedhojë e një lufte të brendshme.

Duke i qëndruar kësaj të fundit, Abilekaj shton se Rama duke tentuar të largojë disa njerëz nga vetja, siç mund të jetë edhe rasti i zonjës Balluku, vë në lëvizje SPAK.

Duke iu referuar edhe takimin në Turqi për të negociuar ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me biznesmenë turq, Abilekaj tha se nëse ky investim do të hetohej siç duhet nga ana e SPAK, firma të çon te kryeministri Edi Rama, si njeriu që ka pushtetin më të madh vendimmarrës në qeveri.

‘Nëse ata të dy kanë qenë aty, përgjegjësia bie mbi atë që ka më shumë pushtet. Nëse bëhet ky hetim... më në fund do ketë një hetim për një çështje të madhe që ka vlerë po me protagonizëm të vërtetë, jo si incineratorët’, theksoi Abilekaj.

Është herë e parë që SPAK thërret një zyrtar në detyrë. Duhet ta ketë kapur dhe Ramën në befasi, ose është rrjedhim i një lufte të brendshme, ose është një tentativë e Ramës për të larguar disa njerëz nga vetja si Balluku, por duke mos pasur guxim vetë e bën përmes SPAK. S’mund të spekulojmë për çështjen, por bëhet fjalë për tenderin e  supervizimit në Tunelin e Llogarasë, e kemi të konfirmuar nga heshtja, mos-përgënjeshtrimi që do të thirret.

Nga këto rrethana do kuptojmë a është një luftë brenda SPAK-ut...në atë takim, njeriu më i parëndësishëm ishte Belinda Balluku, sepse ishte Rama me ministrat e tjerë. Ajo ishte e 3 më me pak pushtet në atë tryezë, në takimin e Turqisë. Ahmetaj ka dalë nga ekuacioni, tani është Rama dhe Balluku. Ahmetajn mund ta fusin në çdo gjë, meqë ka ikur. Ai është i lirë e mund të akuzojë akoma.

Nëse ata të dy kanë qenë aty, përgjegjësia bie mbi atë që ka më shumë pushtet. Nëse bëhet ky hetim...do ketë një hetim për një çështje të madhe që ka vlerë po me protagonizëm të vërtetë, jo si incineratorët. Nëse do kemi taktikën e vetëm të tenderit të supervizimit atëherë do jetë taktikë e vjetër e SPAK për të ndihmuar Ramën të heqë qafe bashkëpunëtorët e tij.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco