Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Florjan Binaj takon qytetarët e Tiranës: Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij

VIDEO/ Florjan Binaj takon qytetarët e Tiranës: Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij

19:25, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka vijuar sot takimet me qytetarët në disa zona të kryeqytetit, mes tyre ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Tregu Çam’.

Gjatë bisedave me banorët, Binaj theksoi se qëllimi i tij është të rikthejë qytetin në duart e qytetarëve, duke u dhënë atyre zërin dhe rolin që meritojnë në vendimmarrjen lokale.

‘Ky qytet është i yni. Qytetarët janë zëri i tij,’ u shpreh Binaj, duke nënvizuar se fushata e tij nuk bazohet te premtimet boshe, por te bashkëbisedimi i ndershëm me njerëzit dhe angazhimi për ndryshim real.

Sipas kandidatit të pavarur, Tirana ka nevojë për një frymë të re politike, që dëgjon, bashkëpunon dhe vepron në interes të komunitetit, larg arrogancës dhe klientelizmit që e kanë mbërthyer pushtetin vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco