Kryeministri shqiptar Edi Rama vijon talljet në arenën ndërkombëtare me Presidentin e SHBA Donald Trump. Rama ka përdorur skenën e Forumit të Paqes në Paris, një aktivitet i mbëhtetur nga Xhorxh Soros, për të ironizuar lapsusin e Trump se kishte arritur paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
Ndërkohë në një lidhje telefonike në “Task Force’ analisti Genc Burimi evidenton faktin se Rama nuk ka hequr dorë dhe nga ideja e Ballkanit të hapur dhe ndryshimi i kursit të Ramës sa i
”Rama që dikur ishte njeriu i flaktë ndaj Ukrainës, sot del kundra Europës, Macron, e britanikëve e thotë boll folët për armatim. Bëni paqe me Putin.
Më bëri përshtypje ndryshimi i kursit të Ramës në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Sot u thotë europianëve mos u armatosni, bëni paqe por paqja është për një çmim shumë të lartë, të lëshosh territore
Rama ripërsëriti idenë e tij të Ballkanit të hapur,por pa ia përmendur emrin. Atij nuk i bën përshtypje që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe po e bllokon.
Kur sot Europa e quan të pamoralshme të bësh tregti me Putinin e Rusinë, ai e quan të moralshme të bësh tregti me Serbinë e cila nuk e njeh Kosovën”
Burimi tha se forumi nuk gjeti pasqyrim fare në mediat franceze
“Forumi nuk ka pikë vlere. As Le Monde, as Figaro. Nuk ka pikë vlere’ u shpreh ai.
© SYRI.net