Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale lidhur me paraqitjen e ish-deputetit dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, në ambientet e SPAK.
Në një reagim në Facebook, ndaj drejtësisë së ashtuquajtur “të pavarur”, Gjokutaj ka vënë në dukje se kjo lëvizje nuk është e rastësishme, por pjesë e një skenari politik që synon të devijojë vëmendjen publike nga çështjet e ditës, përfshirë edhe paraqitjen e ministres Belinda Balluku në SPAK.
Postimi:
Sot në mbarim të orarit zyrtar në SPAK është paraqitur Lulzim Basha ose siç njihet në qarqet e Tregut Politik Lul Brava!
Ai do të pyetet për ngjarjen e 21 janarit 2011 në bulevard! Pyetja e Lulit per 21 janarin nga SPAK çmohet shumë më e rëndësishme dhe aktuale se pyetja e Belinda Ballukut nesër si e pandehur për miliona €!
Sipas Oroskopit politiko juridik të çiftit SPAK - Qeveri nesër Belinda Balluku përsëri nuk do të paraqitet! Prandaj thirrja e saj është bërë më 31 tetor ditën e gjyqit të Erion Veliajt në GjK që ky i fundit bashkë me Lulin sot të sfumojnë dhe ta nxjerrin në plan të dytë paraqitjen e Belës në SPAK!
Drejtësia “e pavarur” ka edhe surpriza të pritshme!
© SYRI.net