Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Ndoja: Reforma u kthye nga premtim për drejtësi në mjet kontrolli politik

14:51, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke shkuar përtej analizës së objektivave teknike, deputeti i PD, Arjan Ndoja, paraqiti një tezë të fortë mbi qëllimet e fshehura politike të reformës në drejtësi në fjalë. Sipas tij, reforma nuk u bë për të përmirësuar sistemin për qytetarët, por për të krijuar një mekanizëm kontrolli në duart e pushtetit. Ai argumentoi se vëmendja e madhe mediatike dhe politike ndaj SPAK, i cili trajton më pak se 2% të totalit të çështjeve, shërben për të larguar vëmendjen nga dështimi i sistemit për të ofruar drejtësi për problemet e përditshme të njerëzve.

Deputeti shprehu bindjen se axhenda e vërtetë e reformës kishte tre synime kryesore: së pari, të godiste dhe të fuste në burg liderët kryesorë të opozitës; së dyti, të shërbente si një mjet për pastrime të brendshme brenda vetë partisë në pushtet; dhe së treti, të vendoste nën një trysni të vazhdueshme të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë biznesin dhe oligarkët, duke krijuar një klimë frike. Ai e quajti këtë një shenjë të qartë të një autokracie, ku pushteti ekzekutiv kërkon të intimidojë dhe të kontrollojë pushtetin gjyqësor, i cili sipas Kushtetutës duhet të jetë i pavarur dhe të shërbejë si një mekanizëm balance. Kjo, sipas tij, tregon se reforma u shndërrua nga një premtim për drejtësi në një mjet për forcimin e pushtetit.

Arjan Ndoja: Pra reforma, në përkufizimin e vet dhe etimologjik edhe në fjalor, thotë: reformë është përmirësim, është ndërhyrje në sistemin ekzistues e mirëmenduar. Unë shoh që kjo reformë s'është e mirëmenduar. Pra, u goditën burimet njerëzore, u tentua të sillen disa elementë, për shembull te kodi i procedurës civile që e zgjidh çështjen shumë më shpejt, por nuk zbatohet në praktikë, por të gjitha elementët e tjerë janë të gabuar. Dhe sot, jo për ironi të fatit, po e kam përshëndetur që ata që që janë quajtur baballarët e reformës së drejtësisë, në komision të ligjeve, bile kuvendi miratoi dhe ndryshime në rregullores, nenin 19, dhe bëri komision që faktikisht jo për ata vizën, po i ngjan modeleve të mëparshme nismave qytetare për ta ndryshuar vetë reformën në drejtësi në disa pika sepse e kuptojnë që s'ja ka arritur qëllimit.

Tani, si e kuptojnë reformën në drejtësi? 61.167 çështje ka prokuroritë e rretheve ose të juridiksionit të përgjithshëm dhe 793 çështje Prokuroria e Posaçme. Politika e ka fokusuar vëmendjen e opinionit publik sikur SPAK-u zgjidh gjithçka. SPAK-u ka vetëm 1.39% të çështjeve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Shërbimi i qytetarëve ekziston te prokuroritë dhe gjykatat e tjera, jo te Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Vuajtjet e popullit fillojnë dhe mbarojnë atje dhe nuk po gjejnë zgjidhje. Reforma nuk është bërë në shërbim të qytetarit.

Në këndvështrimin tim personal dhe si jurist, edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kjo reformë u bë me një qëllim të vetëm, që të vendosen nën trysni. E para, të futen në burg liderët kryesorë të opozitës. E dyta, të pastrohen radhët e vetë Partisë Socialiste që është në pushtet, nëpërmjet një mekanizmi të posaçëm që është mekanizmi gjyqësor. E treta, të vendosen të gjitha shtresat e shoqërisë nën trysni, përfshirë dhe oligarkët e famshëm në thonjëza të Shqipërisë, të cilët gjenden nën trysninë e këtij pushteti dhe mekanizmit të frikës, psikologji, dhune e sistemit të majtë, që ka qenë nga sistemi i mëparshëm totalitar. Këto janë shenjat e një autokracie. E vetmja gjë që e ndal pushtetin ekzekutiv, është gjyqësori. Neni shtatë i Kushtetutës, parimi i ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve. Të gjithë ky intimidim që bën kryeministri ndaj pushtetit gjyqësor dhe organet e qeverisjes gjyqësore, KLP-ja dhe KLGJ-ja, nuk duhet të flasin për rastin konkret të një prokurori e një gjyqtari, por duhet të bëjnë thirrje në rastin kur ajo intimidimi ju drejtohet një numri të papërcaktuar individësh të cilët mund të jenë objekt i shqyrtimit të çështjeve ku palë është ekzekutivi. I keni deklaratat publike. Pra, qëndrimi i KLP-së dhe i KLGJ-së duhet të jetë në këtë drejtim, jo për çështjen konkrete sepse ajo çështja konkrete mund të jetë objekt gjykimi nga ata për shkak të procedimit disiplinor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco