Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Debate në Kuvend, Dule i drejtohet Spahiut: Jeni në shkelje të plotë

Debate në Kuvend, Dule i drejtohet Spahiut: Jeni në shkelje të plotë

14:42, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë nga debate të ashpra procedurale, duke shkaktuar një përplasje verbale Kryetarit të PPDNJ, Vangjel Dule, gjatë fjalës së tij në Kuvend  dhe drejtueses së seancës, Klodiana Spahiu. Shkëndija e debatit ishte koha e fjalës së një ministri, për të cilën Dule akuzoi se ishte dhënë në kundërshtim me rregulloren.

"Nuk jemi në diskutim të një ligji që ministrat kanë të drejtë ta marrin fjalën kur ata dëshirojnë. Kemi procedurën me kohë të përcaktuar dhe jeni në shkelje të plotë," deklaroi Dule nga foltorja, duke iu drejtuar kryeparlamentares.

Përgjigja e Spahiut ishte e menjëhershme. Ajo mohoi akuzat për shkelje, duke argumentuar se koha e fjalës ishte menaxhuar brenda kuadrit rregullator. "Zoti Dule, nuk jam në shkelje të procedurës sepse zoti ministër e merr kohën nga koha e grupit të Partisë Socialiste," shpjegoi ajo.

Por deputeti nuk u tërhoq, duke kërkuar transparencë të plotë dhe deklarim paraprak se cilit deputet i ishte marrë koha dhe për sa minuta.

Diskutimi:

Dule: Nuk jemi në diskutim të një ligji që ministrat kanë të drejtë ta marrin fjalën kur ata dëshirojnë. Kemi procedurën me kohë të përcaktuar dhe jeni në shkelje të plotë.

Spahiu: Zoti Dule, nuk jam në shkelje të procedurës sepse zoti ministër e merr kohën nga koha e grupit të Partisë Socialiste.

Dule: Atëherë deklarojeni te cili deputet kohën ka marrë dhe sa minuta ka marrë. Atë duhet ta kishit bërë paraprakisht.

Spahiu: Është brenda kohës së grupit të Partisë Socialiste. O kolegë, edhe njëherë që të biem dakord. Në qoftë se doni që të ecim të paktën me një shpejtësi normale në kohën që juve jeni diskutuar, ju lutem, të t'i përmbahemi kohës dhe mos kërkojmë kohë shtesë. Ministri, ministri i drejtësisë ka folur në kohën e grupit të Partisë Socialiste. Ju lutem, zoti Ndoja, keni fjalën. Shtatë minuta. Më pas, zoti Xhafaj për 15 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco