Dhjetë vjet pas nisjes së saj, reforma në drejtësi përballet me një bilanc thellësisht negativ, duke u cilësuar si një dështim që ka tradhtuar pritshmëritë e qytetarëve. Në një fjalim të mbajtur në Kuvend deputeti demokrat Gjin Gjoni, theksoi se ajo që dikur konsiderohej një ‘tabu’ për t'u kritikuar, sot shihet gjerësisht si një projekt i dështuar.
Duke iu referuar raporteve të fundit ndërkombëtare, si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i ‘World Justice Project’, u evidentua se Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë përpara, por ka shënuar një rënie alarmante në indeksin e sundimit të ligjit.
Rënia nga vendi i 88-të në të 105-in, duke u renditur pas vendeve si Vietnami dhe Sri Lanka, tregon se shtyllat mbi të cilat u ngrit reforma – lufta kundër korrupsionit, paanshmëria dhe aksesi në drejtësi – janë shembur. Sipas analizës, korrupsioni në sektorin publik, pastrimi i parave dhe informaliteti i lartë mbeten sfida madhore, duke dëshmuar se premtimet për një drejtësi të re dhe efikase kanë mbetur vetëm në letër.
Gjin Gjoni: Po bëhet një dekadë që nga kjo sallë këtu mori jetë drejtësia e re. Për shumë, kjo datë, ka qenë një mburrje e propagandës për ju dhe e kontestuar e kritikuar nga një pjesë e opinionit publik dhe nga opozita.
Atëherë kur ishte tabu të mbaje një qëndrim mospajtues me drejtësinë e re e me çfarë po ndodhte.
E mbani mend, të linçonin, të suleshin nga të gjitha anët, nëse kishe mendim ndryshe, dyshim apo kundërshti, qoftë edhe për çështje që vinin në kundërshtim me kartën e OKB-së, apo edhe me kartën evropiane të statusit të gjyqtarit.
Drejtësia e re u bë perëndia e re që do të shpëtonte vendin, mesia e shqiptarëve.
Ku jemi sot?
Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se kemi të bëjmë me një dështim.
Cilët janë shtyllat ku drejtësia e re e Sorosit mbështetej?
Korrupsion masiv, mungesë e privatësisë nga politika e paanësisë së gjyqtarëve, tejzgjatja e afateve në dhënien e drejtësisë, standarde të ulëta etike dhe profesionale, akses i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë.
Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, le t'i analizojmë një për një të gjithë treguesit. A ia arriti reforma në drejtësi objektivat e saj në një periudhë thuajse dhjetëvjeçare?
Në pikëpamjen time dhe të qytetarëve jo.
Kjo për faktin se ekziston shprehja popullore, ishim mirë kur ishim keq.
Sipas një raporti të DASH për vitin 2024, për investimet dhe zhvillimin e biznesit në sfida, në Shqipëri, ka sfida të vazhdueshme dhe sipas raportit të Ëorld Justice Project, se sipas këtij raporti, në lidhje me indeksin e sundimit të të ligjit, rezulton që edhe Vietnami dhe Sri Lanka parakalojnë Shqipërinë në renditje dhe rezulton që nga vendi i 88-të që ishim në vitin 2015, sot është në vendin e 105-të.
Dhe kufizimet në lidhje me pushtetin e qeverisë, nga vendi i 52-të në vitin, në vitin 1000, më fal, 2015, jemi në vendin e 105-të.
Sipas këtyre raporteve rezulton se korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, ekonomi të madhe informale, pastrim të theksuar të parave në të gjithë fushat, por sidomos në sektorin e ndërtimit, investimet strategjike dhe në fushën e turizmit.
Edhe mbas krijimit të SPAK-ut dhe ushtrimit të veprimtarisë së tij, sipas edhe raportit të drejtuesve të këtij institucioni, niveli i korrupsionit është rritur përkundrazi në vend dhe kemi një, nuk kemi një tendencë zbritje.
Nëse drejtësia e re u bë për qytetarët, ajo nuk erdhi.
Nuk mbërriti kurrë te ata.
Koha e pritjes për një vendim është katër dhe pesëfishuar.
Shumë ikin nga kjo botë pa e njohur dot drejtësinë e re. E premtuat me të madhe si shpëtim, por ajo sot ka këtë fytyrë që po e shohim të gjithë.
© SYRI.net