Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Vrasja e gjyqtarit nxjerr zbuluar plagët e sistemit, deputeti Xhelal Mziu jep alarmin

13:54, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ngjarja e rëndë e vrasjes së një gjyqtari ka rihapur debatin mbi sigurinë dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Xhelal Mziu ka analizuar pasigurinë me të cilën përballet ky sistem, duke e ndarë problematikën në tre drejtime kryesore.

Së pari, ai ka theksuar ekspozimin e sistemit të drejtësisë ndaj presionit politik nga mazhoranca. Sipas Mziut, jo pak herë sistemi është targetuar nga kryeministri, duke sjellë si shembull edhe ekspozimin dhe kërcënimet ndaj prokurorëve të veçantë, siç është rasti i Dritan Prençit.

Një tjetër rrezik i madh, sipas deputetit, është ekspozimi i prokurorisë dhe gjyqësorit ndaj grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës. Ai ka shprehur shqetësimin se këta persona lëvizin të lirë, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për prokurorët dhe gjyqtarët që hetojnë apo gjykojnë çështjet e tyre.

Së treti, Mziu ka kritikuar centralizimin e gjykatave dhe prokurorive nëpër rrethe. Ky riorganizim, sipas tij, i ka vendosur qytetarët në një situatë kritike, pasi zgjidhja e çështjeve hetimore dhe gjyqësore kërkon një kohë të pafundme. Kjo situatë krijon një presion të madh mbi sistemin dhe nuk lejon që gjyqtarët dhe prokurorët të punojnë në kushte normale.

Xhelal Mziu: Pyetja ime konsistonte në fakt duke marrë shkas dhe nga ngjarja e fundit, vrasjes së një gjyqtari, dhe ndërkohë pasigurinë e këtij sistemi që vjen në këndvështrimin tim në tre drejtime. Së pari, ka të bëjë në lidhje me ekspozimin e sistemit të drejtësisë ndaj mazhorancës, ku jo pak herë është targetuar, po themi nga kryeministri, dhe jo vetëm aq, por edhe ekspozimi që i bëhet prokurorëve në veçanti, ku një ndër to është dhe Dritan Prençi që kërcënohet ose përdorin elementë për shkak të detyrës që kanë ndaj një prokurori. Së dyti, ka të bëjë po prapë me ekspozimin e prokurorisë, por dhe sistemit gjyqësor, ndaj grupeve kriminale, apo personave të cilët merren me trafikun e drogës, të cilët sot lëvizin të lirë në Tiranë dhe është një tjetër element risku për prokurorinë dhe për gjykatat. Dhe së treti, ka të bëjë me sistemin që është ndërtuar, i cili për shkak të centralizimit të gjykatave dhe të prokurorive nëpër rrethe, i ka vendosur qytetarët në një situatë kritike ku për zgjidhjen e çështjeve qoftë ato hetimore, apo edhe të gjykatave, ju duhen një periudhë e pafundme, ku edhe kjo është një tjetër arsye në të cilën i ka vendosur sistemin e drejtësisë në kushte presioni edhe se gjyqtarët apo prokurorët mund të jenë në kushte normale. Kështu që këto gjëra nuk është se marrin zgjidhje dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë jo vetëm larg apo krijimi i pavarësisë, por edhe rikthimi i numrit apo  i prokurorive dhe gjykatave në çdo rreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco