Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Tabaku: Të trajtosh punëtorët si halabakë është turp kombëtar. Qeveria të miratojë menjëherë stusin e Minatorit

Tabaku: Të trajtosh punëtorët si halabakë është turp kombëtar. Qeveria të miratojë menjëherë stusin e Minatorit

12:57, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Minatorët e Spaçit u mblodhën sot në një protestë përpara sallës së Kuvendit, duke kërkuar të drejta më të drejta në punë dhe miratimin e Statusit të Minatorit, ndërsa denoncuan pushimet nga puna dhe dhunën policore gjatë protestave të mëparshme.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu bashkua protestës dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të sindikatës, duke theksuar se do ta çojë deri në fund nismën ligjore për Statusin e Minatorit, të cilin ajo e ka depozituar në Kuvend që në sesionin e kaluar.

“Sot do t’i kërkojmë Ministres së Ekonomisë të presë përfaqësinë e minatorëve dhe të rikthejë në rend dite ligjin për statusin e tyre. Ky është një grup i persekutuar dhe i pavlerësuar prej vitesh, që meriton mbështetje dhe dinjitet,” u shpreh Tabaku gjatë protestës.

LEXO EDHE: 'Nga galeritë e minierës'/ Minatorët e Spaçit në ditën e 15-të të protestës, duke kërkuar përgjigje nga qeveria

Më pas, nga foltorja e Kuvendit, Tabaku akuzoi qeverinë për trajtim çnjerëzor ndaj punëtorëve të Spaçit, duke kërkuar që Ministria e Brendshme të japë shpjegime për dhunën policore ndaj protestuesve dhe Ministria e Ekonomisë të zhvillojë menjëherë takim me sindikatën.

“E drejta e punës është e shenjtë në këtë vend. Nuk mund të trajtohen minatorët si halabakë rrugësh. Ata punojnë në kushte të vështira, në nëntokë, por shteti i shpërblen me indiferencë dhe dhunë,” deklaroi ajo, duke theksuar se Partia Demokratike do të rikthejë për miratim ligjin për Statusin e Minatorit që qeveria e ka refuzuar deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco