Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Dialogu me shtetin, aktivisti: Premtimet e pambajtura dhe pritja e pafund për komunitetet e margjinalizuara

10:30, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përballë bllokadës burokratike, shoqëria civile ka tentuar vazhdimisht dialogun me Ministrinë e Brendshme, por pa sukses konkret. Aktivisti Ervis Çota i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, rrëfen përpjekjet e shumta për të gjetur një zgjidhje. Megjithëse pas një takimi me zëvendësministrin u premtua një urdhër i përkohshëm për të lejuar pranimin e vetëdeklarimeve, ky premtim ka mbetur në letër. “Një draft është përgatitur, por po vërtitet ende brenda ministrisë,” thotë Çota. Kjo mosveprim i ka lënë qytetarët në një situatë absurde: institucionet lokale u kërkojnë dokumentin sepse afatet po skadojnë, ndërsa institucioni qendror që duhet ta lëshojë atë, hesht. Ky vakum institucional po përkthehet në ankth dhe pasiguri për mijëra familje, të cilat shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre të rrezikohet nga një proces i ngecur administrativ.

Flavio Qarri: E kuptoj. Ndërkohë, sa i takon aspekteve praktike, se është e lehtë të flasësh kështu për terma të përgjithshëm, shkollimi këtu, ndihma, asistenca atje. Në praktikë çfarë ndodh dhe mbi të gjitha ku janë, fjala vjen, të rinjtë romë dhe egjiptianë sot në Shqipërinë e 2025-ës? Se rrallë shohim raste të mirëfillta integrimi, shumicën e kohës shohim shtresa akoma më shumë të margjinalizuara në kushte ekstreme.

Ervis Çota: Është e vërtetë Flavio, në fakt janë dy nga grupet shoqërore të cilët janë më vulnerabël në Shqipëri dhe që vuajnë një sërë pasojash. Edhe kjo lloj procedure në fakt që është përcaktuar dhe VKM-ja përkatëse për vetëdeklarim, për vetëidentifikimin e këtyre pakicave, për mendimin tim është një lloj strumbullari i bërë nga ana e institucioneve, i cili nuk jepin dot zgjidhje dhe nuk kanë në funksion ose nuk kanë në parim qëllimin kryesor që ka dhe vetë ligji për pakicat kombëtare, që duhet t'u ofrojë atyre lehtësira maksimalisht të mundshme në mënyrë që ata të integrohen dhe të zhvillohen plotësisht. Sot shohim qytetarë të cilët vërtiten rreth institucioneve për të marrë një shërbim krejt bazik dhe vuajnë më pas strehimin po themi, duke mos gjetur mundësi financiare për të paguar ose për të përballuar qiratë e shtëpive, detyrohen më pas të largohen prej Shqipërisë, apo të rinj të cilët nuk arrijnë dot të mbulojnë shpenzimet për arsimin e tyre, detyrohen të përfundojnë rrugëve, të punojnë minorenë, apo të rrinë, të mbeten pa arsim fare dhe kjo kthehet më pas një lloj, si të thuash, bumerangu për të gjithë shoqërinë shqiptare. Kështu që mos ofrimi në kohë i këtyre lloj shërbimeve ka krijuar këto lloj problematikash në fakt që ëh nuk e di se si mundet më pas shoqëria edhe qeveria mbi të gjitha t'i t'u përgjigjet, se krijimi i këtyre lloj barrierave për të marrë shërbime, sigurisht që kjo është në dëm të gjithë shoqërisë dhe në dëm të gjithë shtetit shqiptar, sepse po bëhet fjalë për të lënë jashtë shërbimeve dhe jashtë mundësisë për të ndërtuar një jetë me mirëqenie të mirë themi si të gjithë të tjerët një grup shoqëror që në fakt shoqëri në Shqipëri është një numër jashtëzakonisht i madh, sikurse dhe ju e përmendët.

Dhe për mendimin tim dhe të kolegëve të mi në fakt, ky lloj procedure, ky lloj procesi i parashikuar përmes VKM-së dhe ndërtimit të këtij komisioni, për ne është një lloj burokracie sepse nuk mund të centralizohet ky shërbim vetëm tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që Ministria e Brendshme mund të ketë një sërë detyrash dhe funksionalitetesh të tjera dhe të merret tani t'u ofrojë një vërtetim që vërteton përkatësinë etnike të gjithë qytetarëve, këtyre pakicave, në gjithë Republikën e Shqipërisë, që janë me qindra. Është për mendimin tonë është e paarritshme dhe e palogjikshme dhe ajo që ne kemi propozuar në fakt, Flavio, është që ky lloj shërbimi duhet të decentralizohet, pra mos të jetë më në funksion të Ministrisë së Brendshme. A ka mundësi që ky lloj shërbimi të shtrihet në nivel qarku, në nivel bashkie, sepse edhe aty ka mundësi të ndërtohet një komision i përshtatshëm edhe me përfaqësinë e qeverisë, për shembull, prefekti, edhe nga institucionet vendore, siç mund të jenë përfaqësues të bashkive apo të institucioneve të tjera arsimore apo gjendja civile apo arkivi vendor i bashkive, dhe kështu që ata e kanë dhe më të thjeshtë për të vetëidentifikuar po themi këta individë të cilët i përkasin këtyre dy pakicave, sepse e ka më të thjeshtë për ta marrë informacionin, sepse vetë ëh institucionet e duke qenë se kanë kontakt më të shpeshtë me këto qytetarë, i njohin dhe e dinë që i përkasin këtyre dy minoriteteve dhe mund të shmanget në masa abuzivimi që abuzimi që mund të vijë po themi në përmes, përmes këtij procesi.

Ose një lloj zgjidhje tjetër që ne propozuam ishte, a ka mundësi që qeveria shqiptare ta digjitalizojë këtë lloj shërbimi, ta integrojë tek platforma e-Albania sikurse janë dhe shërbimet e tjera që qytetarët mos të zvarriten, shkojnë atje pranë Ministrisë së Brendshme për të depozituar formularin e vetëdeklarimit dhe për të pritur më pas kur t'i vijë përgjigja me postë. E i vjen, s'i vjen, gjen adresën, s'gjen adresën, e këto lloj, po themi, burokracisë e kapërcime sa andej këndej. Sikurse janë shërbimet e tjera që aplikon përmes e-Albania-s, vendoset një afat i përcaktuar edhe u vjen direkt tek portali tek akaunti i gjithsecilit dhe në kohë rekord mund ta shkarkojë gjithsecili. Kështu që kjo mund të ishte një zgjidhje që mund të bëhet. Qeveria shqiptare ka shumë të mundur për ta bërë një gjë të tillë, kështu që nuk e di pse ka nguruar në fakt për ta bërë në mënyrë manuale gjithë këtë proces, ndërkohë që mund ta digjitalizojë shumë thjeshtë sikurse janë dhe shërbimet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco