Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Karshillëk Dumanit - Vijon me prezantimet/ Balluku nesër në SPAK për t'u njohur me akuzat...

Karshillëk Dumanit - Vijon me prezantimet/ Balluku nesër në SPAK për t'u njohur me akuzat...

09:49, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e nesërme duhet të paraqitet në SPAK së bashku me një avokat për t’i komunikuar asaj akuzat për disa dosje penale.

Nuk dihet nëse do të paraqitet apo jo, por nëse nuk i bindit thirrjes ajo duhet të shoqërohet me forcë nga policia.

Ndërkohë sot, Balluku është shfaqur duke prezantuar drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.

“Drejtori do të jetë Etjen Xhafaj. Është një bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa pozicione. Sot drejtimi i postës shkon në duart e një profesionisti të sporvuar”, tha ndër të tjera Balluku.

Nuk është shumë e qartë se çfarë ka në mendje Balluku por karshilleku që po i bën SPAK-ut gjatë ditëve të fundit tregon se ajo ka një problem shumë të madh.

E thirrur me avokat do të thotë se ajo do të njihet edhe me akuzën. E për të qenë të saktë për Ballukun mund të këtë akuza shumë, pasi në çdo firmë që ka hedhur ajo në emrin e vet por edhe në emrin Edi Ramës gjithmonë është konstatuar abuzimi, ose korrupsioni. Çeshtje për të cilat edhe është thirrur nga “kolegët” ditën e neserme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco