Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

‘Më kërcënuan se do përfundoja në Peqin’/ Cekani: Balla më mori hidrocentralin pas zgjedhjeve të 2013-ës!

08:44, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kujtim Cekani, i ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' rrëfen se si Taulant Balla, pasi arriti qëllimin e tij, ndryshoi strategji. Policia, e cila më parë qëndronte pasive, u përdor për të shtypur fshatarët, duke arrestuar disa prej tyre dhe duke i dërguar në burgun e Peqinit.

Ky veprim, sipas Cekanit, kishte si qëllim t'i hapte rrugë ortakëve të tij për të përfunduar punimet.

Kulmi arrin në ditën e inaugurimit, kur Cekani merr një telefonatë ku kërcënohet se do të përfundonte në Peqin nëse guxonte të shfaqej.

Ndërkohë, nipi i tij 14-vjeçar rrihet nga policia vetëm sepse tentoi të ishte i pranishëm.

Ky moment shënon marrjen përfundimtare të projektit nga duart e tij, duke e lënë investitorin e vërtetë jashtë dhe të kërcënuar. 

Pjesë nga deklarata: 

"Se di është kjo puna e Peqinit. Deri në 2013, para zgjedhjeve, fshatarët ngriheshin në këmbë sepse po na merr ujin ky kulaku, do na thajë. Filluan të thoshin prapë “kulak”, e nxorën atë veremin që kishim nëpërmjet zotit. Po t’i shikosh në YouTube, janë me pankarta në dorë, “iku kulak, erdhi kulak”. Me një fjalë, ajo gropa ku isha fundosur më riktheu para viteve ’90.

Më vjen një telefonatë, dhe më thanë: “Mos bëj gabim të vish në inaugurimin e hecit se do përfundosh në Peqin si ata të tjerët.” Deri para zgjedhjeve, thoshin që unë do t’ju merrja ujin. Pas zgjedhjeve, Taulanti mori gjithë policinë e Librazhdit e çoi në Polis. Fshatarët që dolën në protesta, disa i çoi në degë në Librazhd, i mbajti dy-tri ditë, dhe disa përfunduan në Peqin.

Më vjen shumë keq për bashkëfshatarët e mi që ranë në këtë “terapi kirurgjike” të Taulantit, por kështu e bëri. Disa prej tyre hëngrën disa muaj burg në Peqin derisa mbaroi heci. Nga njeriu që i frynte popullit se “ky do ju marrë ujin”, më pas çoi policinë dhe ndihmoi ortakun që të finalizonte punimet, duke i çuar fshatarët e mi në Peqin.

Unë isha në Tiranë. Nipi im, djali i vëllait, 14 vjeç, punonte me ekskavator me vëllanë tim. Të gjitha mjetet i kisha sjellë nga Italia. Ai tha: “O xhaxhi, unë do vete atje sikur nami të bëhet.” Vajti, e mori policia, e rrahu, e çoi në degë. Kur doli, i kishte sytë dhe kurrizin e nxirë nga dajaku.

Unë isha në Tiranë, me dy fëmijë të vegjël që më kishin lindur në Shqipëri. Kam pashaportë të huaj, italiane. Shkoja në fshat, mundohesha të qetësoja vëllezërit, por e shihja që puna nuk po shkonte mirë. Megjithatë, ngela vetëm me 24% të aksioneve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco