Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Duan të mbajnë Ilir Metën në burg'/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

'Duan të mbajnë Ilir Metën në burg'/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

12:07, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj është shtyrë sërish sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Pas kësaj vendimi, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për drejtësi të komanduar politikisht. Ajo shkruan se SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re, por ka dërguar për gjykim dosjen pa administruar të gjitha provat dhe vetëm për të mbajtur Ilir Metën në burg.

Kryemadhi thekson se dokumentacioni i ri, i prezantuar si “provë e re”, është në fakt një fashikull hetimor prej 450 faqesh dhe nuk sjell asgjë të re. Sipas saj, LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht dhe nuk ka autorizime për pagesa nga të tretë.

Ajo denoncon se SPAK ka vepruar nën “direktivë politike”, duke shfrytëzuar afatet ligjore të paraburgimit për të mbajtur ish-presidentin në qeli. “Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi është instrument i pushtetit,” shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

SPAK me direktivë politike
Drejtësi për pushtetin, jo për të vërtetën.

SPAK nuk ka zbuluar asnjë provë të re.
Ka kthyer vetëm përgjigje ndaj kërkesave që kam bërë unë vetë, përpara se të mbylleshin hetimet, më 14 gusht 2025.

Në këto përgjigje del qartë se:
LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht
dhe nuk ekziston asnjë kërkesë apo autorizim nga vetë LSI për pagesa nga të tretë.

Por në vend që të hetonte plotësisht këto fakte,
SPAK e ka çuar çështjen për gjykim pa administruar të gjitha provat,
vetëm për ta mbyllur dosjen dhe për të mbajtur Ilir Metën në burg.

Është e qartë për këdo:
SPAK ka vepruar nën direktivë politike,
sepse pa këtë direktivë, nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Ilir Metën të burgosur.

Ajo që sot përpiqet të shitet si “provë e re” është, në fakt,
një fashikull i plotë hetimor prej 450 faqesh!
Pra, SPAK ka çuar për gjykim një dosje të cilës i mungojnë 450 faqe hetimore,
vetëm për një inat fëminor: të mbahet Ilir Meta në burg,
sepse  kalonin afatet ligjore të paraburgimit.

Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi — është instrument i pushtetit.
 Dhe kjo e vërtetë, sado të mundohen ta fshehin, nuk do të mbetet e fshehur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco