Pasi kreu i SPAK, Alti Dumani ezauroi të gjitha përgjigjet për pyetjet e opozitës, i ashpër në reagimin e tij, ishte ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu, lidhur me pyetjen e këtij të fundit për hetimet ndaj Xibrakës dhe përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratiorin e drogës, i gjetur në Librazhd vite më parë.
Gjatë fjalës së tij, Balliu e ballafaqoi Dumanin me deklaratën e Taulant Ballës të bërë nga Kuvendi për çështjen e Xibrakës dhe përfshirjen e Olsi Ramës.
‘Ju si e keni mbyllur hetimin dhe nuk e keni marrë këtë njeri ta pyesni që meqë e dinte, aq më tepër që ishte ministër i Brendshëm. Ja ku e keni sot këtu Taulant Ballën. Merreni me vete po doni t’ua shpjegojë’, theksoi Balliu ndër të tjera.
Me pyetjen përsa i përket çështjes së Olsi Ramës. Unë ju pyeta pse nuk i vazhduan hetimet, ju thatë ne nuk gjetëm gjë. Si mundet mos të gjeni gjë kur nuk keni marrë në pyetje personin që për hetimin në të cilin ju po bënit, deklaronte publikisht në këtë sallë se unë e di se kush është personi në fjalë. Dhe ja ku e keni.
“...e dinë fare mirë kush është ai Bruni, flokëshkurtër, 45-vjeçar, që s’ka asnjë lidhje me as me Edi Ramën, as me Partinë Socialiste”, shprehej asokohe Balla.
Tani, ky e di kush është. Juve si e keni mbyllur hetimin dhe nuk e keni marrë këtë njeri ta pyesni që meqë e dinte, aq më tepër që ishte ministër i Brendshëm. Ja ku e keni sot këtu Taulant Ballën. Merreni me vete po doni t’ua shpjegojë. Por, ka dhe një gjë tjetër. Ky që e dinte për një çështje trafikantësh, a nuk është moskallëzim krimi ky? A nuk duhet hetuar për moskallëzim krimi ky? Dhe ky e deklaron publikisht.
Prandaj pyetja ime është, pse hetimet nuk i bëtë një, siç duhet, por e kaluat, pavarësisht se ne e dimë pse, sepse në atë dosje del shoku Olsi Rama që nuk mundet që të hetohet në asnjë vend. Është i vetmi ai që hyn aty dhe del i pafajshëm dhe s’preket. Dhe s’preket sepse u mbyllën hetimet padrejtësisht. Dhe kjo është prova.
Minimalja mund të ishte marrë Taulant Balla dhe të thoje hajde, na e trego ti kush është, meqënëse ti e di. Se je ministër i Brendshëm. Ka qenë ministër i Brendshëm. Dhe nuk është marrë as kjo. Prandaj duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, mos të themi që po hetojmë, po le të themi të vërtetën që po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia e të na rrojë qeveria. Faleminderit.
© SYRI.net