Lajmi i fundit

PLUG/ Vilma në kullën e drogës

Gjekmarkaj i kërkon llogari për patronazhistët dhe përdorimin e administratës më 11 maj, Çela thotë se u kordinuam me SPAK dhe KQZ

Gjekmarkaj i kërkon llogari për patronazhistët dhe përdorimin e administratës më 11 maj, Çela thotë se u kordinuam me SPAK dhe KQZ

14:14, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka drejtuar disa pyetje Prokurorit të përgjitshëm Olsian Çela. Ai i ka kërkuar shpjegime për krimet zgjedhore kreut te organit të akuzës. Deputetei democrat ka kërkuar shpjegime për patronazhimin dhe përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës, krime këto të denoncuara edhe raportin e OSBE – ODIHR.

Pyetja: Po lexoj vetëm pyetjen. OSBE-ODIHR thekson se u përdor administrata publike për fushatë dhe ndaj asaj u bë presion nga partia në pushtet.

Në dijeninë time ky është krim elektoral, parashikohet si vepër penale nga Kodi Penal. Janë shtuar këto vepra në vitin 2017. 10 vëzhgues të OSBE-ODIHR e panë këtë.

Po prokurorët e Republikës, dihet gjë pse nuk e panë këtë dhe pse nuk ushtruan ndjekje penale si Kushtetuta e ngarkon si përgjegjësi? Çfarë bëri apo bën organi i prokurorisë për të ndëshkuar përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike nga partia në pushtet në zgjedhje?

Përgjigja: Po, sa i përket ë krimeve zgjedhore, në fakt janë marrë disa masa. Në fakt kjo është çështje e vitit 2025, megjithatë, meqë është pyetja unë do të bëj një prezantim të përgjithshëm të punës që u bë gjatë këtij viti zgjedhor.

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme u ndërmorën hapa në drejtim të forcimit të koordinimit institucional me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Prokurorinë e Posaçme dhe me Policinë e Shtetit, në mënyrë për të pasur një qasje të koordinuar ë, qoftë në drejtim të masave institucionale, por dhe atyre ndërinstitucionale, për të rritur efikasitetin tonë në aspektin e hetimit të krimit elektoral.

Në vijim të kësaj marrëveshje bashkëpunimi, nga ana jonë ë u organizua puna dhe brenda sistemit të prokurorisë, u ndërtuan, u ngritën grupe dhe seksione të posaçme për periudhën zgjedhore, me prokurorë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor me qëllim që këta prokurorë në punën e tyre prioritet të kishin kryesisht hetimin e këtij krimi.

Pra këto ishin masat në pikëpamje, le të themi, administrative të cilat u morën me qëllim për të forcuar kapacitetet tona në drejtim të performancës, rritjes së performancës së hetimit të këtyre krimeve.

Tani, janë një sërë çështjesh penale për të cilat ka filluar hetimi ku edhe për veprën penale për të cilën ju i referoheni, është neni 328/a i i Kodit Penal. Nga të dhënat statistikore të vitit 2025, rezulton se nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë disa çështje penale, nuk mund ta them sot numrin e saktë të tyre, por me sa e kam parë janë në tërësi të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës, që lidhen me përdorimin e administratës publike apo qoftë edhe me atë përdorimin e fondeve publike në fushatën zgjedhore.

Këto janë në vijim, hetimet për to dhe një, le të themi rezultat i hetimeve, mbetet për t'u parë në vijim të këtij viti apo në në vitin tjetër. Më duhet të theksoj se kontrolli në pikëpamje të cilësisë së hetimit mbi këto çështje, realizohet nga pushteti gjyqësor.

Janë gjyqtarët të cilët do të vlerësojnë si raste të cilat hetimet janë të paplota, si në rastet kur çështja është për t'u pushuar apo ka nevojë për t'u kryer hetime të tjera apo për të dërguar çështjet në në gjykim. Të paktën sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Nga ana jonë janë bërë të gjitha përpjekjet me qëllim që t'u vëmë në dispozicion prokurorëve të gjitha instrumentet e nevojshëm për të pasur mundësinë për të kryer detyrën e tyre.

Nje pyetje tjetër që u kërkua shpjegim ishte ajo e çështjes së patronazhimit dhe asfaltimeve elektorale ku prokuroria pranon se ka nisur hetime por rezultatet mbeten pezull.

Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetime për një sërë krimesh të dyshuara zgjedhore, përfshirë skemën e patronazhimit dhe përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Gjatë një seance dëgjimore, një zyrtar i prokurorisë pranoi se disa prokurori në rrethe kanë regjistruar procedime penale, por theksoi se rezultatet përfundimtare të këtyre hetimeve ende nuk janë arritur.

Një nga çështjet kryesore të ngritura ishte fenomeni i patronazhimit, i theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR. Sipas akuzave, kjo skemë përfshin gjurmimin e qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve shtetërore, si lejet e legalizimit, në këmbim të votës për partinë në pushtet. U vu në dukje se patronazhistët janë shpesh punonjës të administratës publike, duke përbërë një shpërdorim të hapur të funksionit shtetëror. Në përgjigje, zyrtari i prokurorisë deklaroi se përdorimi i administratës publike në fushatë është objekt i hetimeve që kanë filluar, duke iu referuar nenit 328/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, u diskutua gjerësisht përdorimi i burimeve shtetërore, si asfaltimi i rrugëve, si mjet për të siguruar vota. U përmend një rast specifik në Belsh të Elbasanit, duke ngritur pyetjen pse një veprim i tillë konsiderohet vepër penale atje, por jo në qytete të tjera si Tirana, Fieri apo Shkodra. Kjo ngriti dyshime për një standard të dyfishtë në ndjekjen penale të krimeve elektorale.

Përfaqësuesi i organit të akuzës sugjeroi se rasti i Belshit mund të jetë bërë më mediatik për shkak se ishin marrë masa konkrete ndaj personave të përfshirë. Megjithatë, ai këmbënguli se hetime për shpërdorime të ngjashme kanë nisur edhe në prokurori të tjera. "Rezultati mbetet për t'u parë se cili do të jetë nga këto hetime," deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se procesi është ende në vazhdim dhe duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për akuzat e standardit të dyfishtë.

Ndërsa pranimi i nisjes së hetimeve për këto fenomene përbën një zhvillim, mungesa e rezultateve konkrete dhe dënimeve për autorët vazhdon të lërë në ajër pyetje thelbësore mbi llogaridhënien dhe vullnetin e sistemit të drejtësisë për të ndëshkuar krimet zgjedhore në Shqipëri.

Pyetja e dytë lidhet me, OSBE – UDIHR që flet edhe për rritjen e patronazhimit, i cili nuk është asgjë tjetër veç gjurmimit të qytetarëve, identifikimit të problemeve të tyre që kërkojnë zgjidhje nga shteti dhe ofrimi i zgjidhjes në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Pra, përdorimi i shtetit për vota. Zakonisht, madje sipas të dhënave që janë publike, vetë patronazhistët janë punonjës të administratës publike. Funksionon kështu, nëse e keni dëgjuar dhe dëgjoni për herë të parë. Qytetari ka nevojë për leje legalizimi, i shkon patronazhisti drejtor dhe i thotë, ka nevojë për leje, ne ta japim lejen nëse ti na jep votën. Sipas të dhënave tuaja nga viti 2017 deri më sot, që kjo është vepër penale, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar ndjekje penale për ndonjë patronazhist? Bie ndesh me ligjin dhe standartet ndërkombëtare, thotë Odiri, që përdor shtetin për vota. Pse nuk ka ndodhur kjo dhe a ka dështuar sistemi i prokurorisë për të përmbushur përgjegjësinë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore?

Përgjigje: Ajo që ju përshkruani, unë ua dhashë përgjigjen dhe tek pyetja e parë. Pra, përdorimi i i administratës publike në fushatë zgjedhore është objekt i hetimeve që kanë nisur nga disa nga prokuroritë, të paktën referuar të dhënave statistikore që ne kemi, është ajo që na përcillet nga prokuroritë e rretheve gjyqësore. Neni 328 A duket që në disa nga rrethet, në disa prokurori ka nisur hetime. Tani rezultati mbetet për t'u parë se cili do të jetë nga, nga këto, nga këto hetime.

Sërish dhe pyetja e tretë lidhet me përdorimin e burimeve shtetërore. I referoheni një rasti në Elbasan, në Belsh dhe, gjithmonë duke e lidhur me periudhën nga kjo veprimtari konsiderohet, pra nga 2017 deri tani, a keni ushtruar ju ndjekjen penale për këtë krim elektoral? A e ka një shpjegim juridik, shkencor, logjik, pse shtrimi i një rruge për efekte elektorale përbën vepër penale në Belsh, por nuk përbën vepër penale në Tiranë, në Fier, në Lezhë, në Shkodër a kudo tjetër? Mos i keni shpallur këto territore jashtë juridiksionit tuaj?

Tani mundet që rasti i Belshit të jetë bërë më mediatik, sepse ka pasur edhe masa që janë marrë ndaj personave të përfshirë. Përsa i përket rasteve të tjera, të dhënat statistikore të nisura nga prokuroritë, neni 328 A rezulton që të ketë nisur hetime në disa nga prokuroritë. Mbetet dhe këtu të vlerësojmë pastaj në fund se cila do të jetë në fund rezultati i hetimeve që lidhen me këto çështje. Të paktën këto kisha nga tre pyetjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco