Raporti final i OSBE/ODIHR-it është një element kyç që minon themelet e legjitimitetit të zgjedhjeve të fundit, argumentoi Edi Paloka në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV. Ai theksoi se me mbi 4000 shkelje të evidentuara, raporti praktikisht konstaton se "në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje". Ky dokument, sipas tij, konfirmon atë që opozita ka denoncuar vazhdimisht. Paralelisht, Paloka analizoi edhe dimensionin ndërkombëtar, duke vënë në dukje se Edi Rama është bërë "non grata" në Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ai e lidh me ndryshimet në administratën amerikane dhe rënien e ndikimit të George Soros. Kjo situatë e ka detyruar Ramën të ndryshojë kurs, duke u larguar nga retorika pro-amerikane dhe duke u fokusuar më shumë në arenën evropiane, ku ende gjen mbështetje. Paloka e cilëson Ramën si një "palaço" dhe "lolo të oborreve të Evropës", i cili me veprimet e tij "i bën shqiptarët për të qarë dhe për të ikur nga vendi".
Edi Paloka: Ka disa lëvizje, t'i quajmë pozitive për opozitën. Rama prej, prej kohësh që me ardhjen e e presidentit Trump në administratën amerikane është non grata praktikisht në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht pra. Që në momentin e ardhjes së Trumpit në administratën amerikane, Rama është zero. Sepse miku i tij, vëllai, ta quajnë çfarë të duam, Soros në Amerikë është vetë non grata sot. Dhe kjo ja ka ndërlikuar situatën Ramës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare. Në, në Europë sigurisht vazhdojnë të gjallojnë qenie që ushqehen ende nga Sorosi edhe në poste shumë të larta të Bashkimit Europian, prandaj siç e shihni ky e ka kthyer komplet linjën nga Shtetet e Bashkuara si e kishte dikur, që edhe për një banalitet që kalonte në parlament, na thoshte ne, e keni dëgjuar çfarë ka thënë ambasadori amerikan se ishte Lu-ja atëherë. Se këto kohët e fundit nuk vjen më fare në parlament. Nuk e dëgjon më Ramën të përmend Shtetet e Bashkuara, guxoi bëri atë talljen me Trumpin, sepse ai është, është palaço, domethënë ky kllouni se i bëra një replikë se po kaloj nga një degë në tjetër. Kishte bërë ky gjoja shaka apo ironi me Florian Binaj. Se është aktor humori. Po ne e kemi 13 vjet, 20 e ca vjet, që mbajmë në krye një, një palaço, një lolo. Ky është loloja e oborreve të Europës. Që e mbajnë për t'u tallur ata. Floriani të paktën e ka profesion dhe bën për të qeshur shqiptarët. Kurse ky, me humorin e tij dhe me palaçolliqe e tij, i bën për të qarë shqiptarët, i bën që të ikin nga Shqipëria. Po t'i kthehemi raportit dhe njëherë.
Raporti ishte i fortë, i qëndroi raportit paraprak megjithë tentativat që u bënë për ta ndryshuar, sepse edhe aty Rama tentoi me metodat e veta, me joshje dhe me presion siç e ka gjithë funksionimin e tij politik. Nuk ja doli. Dhe raporti thashë ishte ai që, pak a shumë, ai paraprak, që praktikisht i hedh poshtë zgjedhjet. Këto lojërat, pastaj janë të vjetra. Jo po kjo fjalia thotë kështu, jo po ajo fjalia, hiç fare. Mjafton një nga ato 4000 shkeljet që ka bërë Rama që zgjedhjet të mos quhen.
Por raportet e OSBE-ODIHR-it nuk marrin vendime, njohim apo nuk njohim zgjedhje. Ato thjesht raportojnë, siç kanë dhe emrin, raportojnë. Janë një, dy, tre, katër, pesë, një mijë, dhjetë mijë shkelje. Që tek e para thashë, zgjedhjet ishin të pabarabarta, mbaron hesapi me zgjedhjet në Shqipëri. Në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje. Pjesa tjetër, edhe njëherë e përsëris, nuk i takon as OSBE-së, as institucioneve të tjera që vëzhgojnë zgjedhjet. Pra, njihen apo s'njihen. Zgjedhjet nuk janë njohur. Kaq është e vërteta. Nga Rama çfarë presim? Atë që ka thënë, se nuk është raporti i parë. Sigurisht është më i forti, më, më i pastri do thoja, se gjithmonë në raportet e tjera ka pasur edhe ndërhyrje dhe kanë ecur ndërhyrjet. Por ngehemi po në këtë pikë pra. Në pikën e një raportimi. Ndryshimi nuk vjen nga ky raport, ndryshimi duhet të vijë nga ne. Sigurisht edhe nga institucionet ndërkombëtare në raport me Ramën. Por ndryshimi duhet të vijë gjithmonë nga ne, nga shqiptarët. E pranojnë shqiptarët apo jo, që t'ju vidhen zgjedhjet, që t'ju manipulohen zgjedhjet, që vullneti i tyre të shtrembërohet, që t'ju bëhet ajo që ju bëhet çdo ditë në këtë vend. Nëse nuk reagojnë shqiptarët, atëherë e kam thënë dhe këtë e stërthënë, as mos presim ne që ndërkombëtarët të ndryshojnë gjë në Shqipëri. Raporti, absolutisht ka vlerën e vet.
© SYRI.net