Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon protesta qytetare

'Rruga e Kolonjës dhe skema e tenderave me kompanitë ‘bija’, Nazarko: 5 kompani fitojnë, por punimet i kryejnë nënkontraktorët

09:50, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Romeo Nazarko, inxhinier dhe një nga personat që ka denoncuar Zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në SPAK për aferën e rrugës Korçë-Kolonjë, ka komentuar sot në studion e “Kafe Shqipeto” mbi situatën aktuale të tenderave të infrastrukturës dhe ndikimet politike që sipas tij ekzistojnë në institucionet shtetërore.

Gjatë intervistës, Nazarko ka shpjeguar se kallëzimi që ai bëri nuk kishte për qëllim të godiste individë të caktuar, por synonte të frenohej vjedhja dhe keqmenaxhimi në projekte të rëndësishme rrugore.

Nazarko ka shtuar se aferat e rrugës Korçë-Kolonjë dhe të tjera rrugë në Shqipëri janë kryesisht tendera të fituar nga disa kompani të mëdha, të cilat nuk i zbatojnë kontratat. Në vend të tyre, punimet kryhen nga nënkontraktore, gjë që sipas tij tregon se sistemi i tenderimit është i manipuluar dhe ka pasur gjithmonë ndikime politike.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Rruga e Kolonjës izolon 7 fshatra, banorët: Rruga s’na lejon të shkojmë te tokat

Inxhinieri thekson gjithashtu se çështja nuk ka qenë asnjëherë për të dëmtuar dikë personalisht, por për të garantuar transparencë dhe zbatimin korrekt të projekteve publike.

Ai ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa presion politik dhe të hetojnë çdo nënshkrim dhe vendim që lidhet me tenderat e rrugëve, duke përmendur edhe rastin e drejtoreshës së AZHPR që më pas u bë ministre.

Pjesë nga deklarata:

"Ndihem keq sepse kjo ka zgjatur 5-6 vite dhe këto ishin prova që duhej të merren parasysh kohë më parë.

Qëllimi i kallëzimeve nuk ka qenë për të futur në burg Belindën, Erionin etj., por për të frenuar vjedhjet që po ndodhnin.

Rasti i Bleindës kishte lidhje me rrugën Korçë-Kolonjë dhe kallëzimi, siç e kam shprehur edhe herë të tjera, ishte bërë për drejtorin e ARSH dhe Belinda Ballukun, sepse ata ishin dy persona kyç që mund të ndërhynin për atë aferë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me drejtoreshën e AZHPR, e cila më pas u bë ministre. Qëllimi nuk ka qenë të goditet ndonjë individ, pasi unë nuk jam marrë me ministren e Financave, të Shëndetësisë etj.

Në fund të fundit, unë jam inxhinier profesionist dhe do të monitoroj ministrinë e zonës sime lidhur me punën dhe aktivitetin tim.

Çështja e kallëzimit filloi me një rrugë të vogël dhe vjedhje të madhe në periferi të Shqipërisë, siç e shpjegova. Kjo kishte të bënte edhe me rrugë të tjera. Të gjitha rrugët kishin efektivitet në tenderim, por në dosjet e kompanive ato ishin fiktive, pasi dikush merr tenderin, por nuk e zbaton.

"Këtu është krijuar një ide që 5 kompani fitojnë tenderat e të gjitha rrugëve të Shqipërisë, por nuk i zbatojnë vetë. Në vend të tyre, punimet i kryejnë kompanitë ‘bija’, të cilat e kuptojnë se nuk mund të fitojnë dot tenderin dhe presin të hyjnë si nënkontraktore të kompanisë mëmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco