Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kullat e krimit që po e zënë poshtë Ramën

Rama nuk pranon interpelancë për Arubën/ Bardhi: Peleshi shkruan në përgjigje se ‘krimi nuk është problem i qeverisë’...

11:14, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit parlmantar të PD Gazment Bardhi duke folur ne seancën e sotme plenare ka shprehur shqetësimin e tij për fuqinë e mafias shqiptare dhe kontrollin që ajo i bën qeverisë. Ndërkohë që kërkesa e opozitës për takimin e Arubës është hedhur poshtë nga mzhoranca me fuqinë e kartonëve.

Bardhi: Sipas dokumenteve publike që janë bërë publike në disa procese në Itali dhe në Belgjikë, gjatë takimit në Aruba është diskutuar për ndërtime dhe investime dhe ishte i nevojshëm mbështetja dhe miratimi nga nivelet më të larta të qeverisë shqiptare.

Në qendër të këtij skandali, qëndronte një prej individëve, skeduar jo thjeshtë në Shqipëri por në të paktën 5 vende perëndimore, përfshirë edhe SHBA dhe sigurisht përfshirë edhe Italinë e që ishte shtetasi Artur Shehu. Për këtë arsye një grup deputetësh kërkuan një interpelancë me Kryeministrin e Shqipërisë, i cili sipas nenit 80, pika 1 të Kushtetutës, nuk e ka zgjedhje por e ka detyrim për të ardhur dhe për ti dhënë llogari kuvendit të Shqipërisë.

Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe në fakt jam i shokuar nga përgjigja e kryetarit të Kuvendit. Ndër të tjera i kërkonim informacion kryeministrit nese shtetasi Artur Shehu i skeduar nga drejtësia e të paktën 5 vendeve si kreu i një organizate të rrezikshme kriminale, ka përfituar apo jo, leje, licenca, procedura të prokurimit publik, apo koncesione, në Republikën e Shqipërisë, dhe ndër të tjera i kërkuam shpjegime kryeministrit se çfarë masash ka marre ai si drejtues i Këshillit të Ministrave për të parandaluar që krimi i organizuar të ketë ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare apo të mos dëmtojë konkurrencën e lirë e treg siç citonte edhe raporti i fundit i DASH.

Dhe çfarë thotë kreu i kuvendit, Kërkesa juaj për informim nuk përbën aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Që opozita e ka thënë prej kohësh tashmë që lufta ndaj krimit të organizuar nuk është prioritet i kësaj qeverie, e kundërta është prioritet. Ulja e përfaqësuesve të krimit të organizuar në karriget e ministrave. Por që të arrijmë që kjo të provohet me firmë dhe vulë të kryetarit të Kuvendit, kjo nuk na kishte vajtur në mendje....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco