Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kullat e krimit që po e zënë poshtë Ramën

Noka: S’ keni policë të mbroni gjykatën e Apelit, por për ta shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë, keni

11:13, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, siç ndodhi me Astrit Kalanë, në një vend me qeverisje demokratike do të kishte pasuar me një sërë dorëheqjesh në radhët e drejtuesve institucionalë.

Por në vend të kësaj, theksoi ligjvënësi demokrat gjatë fjalës së tij për procedurë në Parlament, qeveria e inkriminuar merret me shoqërimin e bandave kriminale me policë e makinë policie në Elbasan, siç ishte rasti i para dy javëve me Suel Çelën.

Por në vend të reflektimit, theksoi Noka, qeveria dhe ministrat bëjnë karshillëk ndaj ngjarjeve të tilla të rënda, duke ia hedhur fajin opozitës.

Tani, në çdo vend ku ka qeverisje demokratike, që kanë ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme se kjo që ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministra, madje në Austri, për një ngjarje shumë më minore se kjo, ka rënë edhe qeveria.

Ju flisni për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, ndërkohë që stili juaj i qeverisjes është bizantin.

Është vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i Drejtësisë së bashku me zonjën ministre të Brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi, moral, por edhe ligjore. Por morale në radhë ët parë.

Vijnë këtu dhe zgërdhihen para opinionit publik dhe ju i duartrokisni.

Vijnë këtu dhe flasin idiotësira të pashoqe, duke i drejtuar gishtin se fajtore qenka opozita.

Kjo nuk është asgjë tjetër veçse idiotësi.

Ju zotërinj prandaj e keni çuar situatën në Shqipëri në këtë vend sepse trimërohet krimi kur qeveris bashkë me ju dhe është bashkë me ju dhe ka mbrojtjen tuaj.

Sepse nuk keni policë të mbroni gjykatën e Apelit, por për ta shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë, me makinë policie dhe policë, keni policë.

Ja pra, kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh.

Po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës, do shembej gjithë shteti.

Kurse për ju bëhen filma, tre ditë çudia.

Vrasja e gjyqtarit ndodhi sepse e keni shkatërruar drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco