Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa replikoi ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfor Lamallari. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të ministres së Brendshme duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve shqiptarë si dhe të aktorëve të drejtësisë.
“Turp të të vijë që po bën avokatin e një vrarësi. Si zv/ministër i brendshëm nuk i je përgjigjur thirrjes për ndihmë që ka kërkuar KLGJ. Turp të vijë që nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen në sallën e gjyqit të një gjyqtari që jepte vendim në emër të Republikës së Shqipërisë. Policia e shtetit thotë se nuk ka kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar çfarë kapaciteti keni të mbroni qytetarin. Jeni promovuar për këtë mospërgjegjshmëri.
Cfarë garancie ka qytetari për jetën kur në sallën e gjyqit kur duhet të kishte 3 palë kontrolle vritet gjyqtari. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi? Ku njerëzit shkojnë në vetëgjyqësi e vriten në sallën e gjyqit këto nuk janë rezultatet e reformës në drejtësi.
Janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj. Nuk i con policët të mbrojnë gjyqtarët e shtetit, por i bën vegla mashë politike.
Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti. Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, tha Zhupa.
© SYRI.net