Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kullat e krimit që po e zënë poshtë Ramën

Qenka keqkuptim/ E turpshme, Peleshi nuk ndryshon qëndrim për Enver Hoxhën: U nxor nga konteksti

Qenka keqkuptim/ E turpshme, Peleshi nuk ndryshon qëndrim për Enver Hoxhën: U nxor nga konteksti

10:36, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Skandali i Rilindjes dhe kreut të Kuvendit Niko Peleshi për të futur emrin e ish diktatorit gjakatar Enver Hoxha ne listën e heronjve nuk duhet të kalojë në heshtje.

Ishte një akt i paprecedentë kur Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin komunist, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.

Sot në seancën e Kuvendit Niko Peleshi është munduar të laje atë që nuk thuhet... me shu*rë.

“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Teksti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje”.
“I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim”.

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në e-mailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhejt si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës.

Emri i tij vendoset në radhë me personalitete të tjera të historisë shqiptare që kanë lindur apo vdekur në muajin tetor, të tillë si Sulejman Delvina, kryeministër i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, priftërinjtë françeskanë me kontribute në etnologji e letërsi, At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, rilindasve Abdyl dhe Naim Frashëri, Mbretit Zogu i I-rë, shkrimtarit Dritëro Agolli, etj..

Provokacioni i ndyrë i rilindjes, bijve e etërve që kanë uzurpuar këtë vend duke instaluar një nakrodiktaurë ishte vetëm prelud i asaj çfarë do të shikojnë shqiptarët në të ardhmen. Në Shqipëri vriten gjyqtarë e Peleshi nxiton të nxjerrë veten nga pusi i shërbëtorit ku është mbytur./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco