Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Perfundojnë homazhet, trupi i gjyqtarit Kalaja do të prehet në vendlindje

Perfundojnë homazhet, trupi i gjyqtarit Kalaja do të prehet në vendlindje

11:20, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë përfunduar homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua më 6 tetor, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Arkëmorti i tij është përcjellë sot drejt Shkodrës, qyteti i lindjes, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore dhe trupi i të ndjerit do të prehet në  varrezat e 'Stom Golemit'.

Në homazhet e zhvilluara në Tiranë morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët shprehën dhimbjen dhe indinjatën për humbjen tragjike të magjistratit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në ambientet e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi masat e sigurisë në gjykata.

FOTO GALERI: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco