Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Ramaforma, që e vrau drejtësinë!

Ramaforma, që e vrau drejtësinë!

10:27, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Nga Petrit Vasili

Ngjarja tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja është epilogu i Reformës së turpshme në drejtësi.

Reforma në drejtësi, që u kap dhe u zhbë në çdo element të saj dhe u shndërrua në Ramaformë po prodhon pasojat e saja të tmerrshme imediate dhe afatgjata.

Sot mund të thuhet me plot gojën se sistemi i drejtësisë është rrënuar në çdo element thelbësor por edhe në ato me të thjeshtat dhe me baziket.

Dhjetëra mijëra dosje, kapja politike e hapur dhe e dhunshme, mbingarkesa tronditëse e gjyqtarëve, aksesi shumë i vështirësuar nga harta e re e gjyqësorit, kohëzgjatja e frikshme për të marrë drejtësi, infrastruktura mizerabël janë vetëm disa elementë të sistemit tashmë të shkatërruar të drejtësisë.

E shndërruar thjesht në një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës dhe rilindasve të preferuar të tij sot drejtësia është kthyer në një zyrë shtesë të qeverisë dhe armike e betuar e ligjit dhe e interesit publik e atij qytetar.

Koorporatizmi është ngritur në sistem dhe po gërryen drejtësinë, duke mos kursyer edhe gjykatat më të larta të vendit, që kulmoi me rrëmbimin e mandateve të Gjykatës Kushtetuese.

Zhgënjimi me drejtësinë është më i thellë se kurrë.

Qytetarët i shohin me lemeri zyrat e gjykatave dhe prokurorive sepse shohin se si nuk do të marrin kurrë drejtësi të paanshme dhe të shpejtë, por përkundrazi do të torturohen me vite në këto dyer, do të harxhojnë para pa fund dhe në finale do të provojnë zhgënjimin shumë të thellë, që vjen nga padrejtësia.

Kjo reformë nuk arriti asnjë rezultat të vetëm, po asnjë fare fare.

"Suksesi" i vetëm i saj, ishte shkatërrimi kryq e themel i sistemit të drejtësisë dhe stimulimi ekstrem i korrupsionit, kapjes politike dhe aprofesionalizmit.

Miliona euro dënime vijnë nga Strasburgu si dënime për vendimet e turpshme të drejtësisë shqiptare dhe jo pak, por rreth 40 milionë euro dhe kjo faturë vetëm po thellohet gjithmonë e me keq.

Asnjë avokati nuk mund t’i bëhet kësaj reforme shkatërrimtare për vendin, asnjë "budalla i dobishëm" në shqip dhe anglisht nuk mund të flasë dot më për këtë sistem drejtësie të falimentuar e të shkatërruar krye krejt.

Është sot me imperative se kurrë të shpëtohet drejtësia.

Kjo Ramaformë e neveritshme, duhet hedhur sa më parë në koshin e plehrave.

Një reformë e vërtetë me themel duhet kryer për të shpëtuar drejtësinë dhe për t'ua kthyer sërish atë qytetarëve dhe për të bërë që sërish të sundojë ligji dhe e drejta dhe jo antiligji dhe korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco