Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

PS bllokon interpelancën me Ramën dhe komisionin hetimor për fondet e IPARD, Bardhi: S'doni se keni përfituar nga babai i Suel Çelës

PS bllokon interpelancën me Ramën dhe komisionin hetimor për fondet e IPARD, Bardhi: S'doni se keni përfituar nga babai i Suel Çelës

10:18, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Konferencën e kryetarëve maxhoranca bllokoi sot kërkesën e PD-së "Për zhvillimin e mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë”në lidhje me gjetjet e OLAF-it për fondet nga programi IPARD.

'Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën.

Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës. Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit.Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera' tha Bardhi.

Bardhi tha  më tej se nuk duan debat pasi kane përfituar nga njerëzit e krimit. 

"Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat.
Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni ne i kemi dokumentet.

Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.

Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim. Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin" 

Kërkesa do të hidhet për votim në seancë parlamentare por duket që maxhoranca do të mbajë të njëjtin qëndrim.

Investigimi i emisionit Plug zbuloi abuzimin e madh të fondeve të IPARD në Shqipëri. Dy vjet pas hetimit të OLAF, Plug publikoi të dhëna që tregojnë se për shkak të keqmenaxhimit të ministrisë së bujqësisë, 38 nga 94 milionë euro fonde, që Bashkimi Europian i dhuroi për fermerët shqiptarë, janë abuzuar duke përfunduar në xhepat e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste apo familjarëve të tyre. Investigimi tregoi se përfitues në mënyrë të padrejtë të granteve, janë deputetë, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, kompani ndërtimi apo persona me precedent penal të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco