Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Krimi i organizuar shqiptarë pjesë e listës së zezë ndërkombëtare', Topalli: Paratë pastrohen në ndërtim, qeveria e ka toleruar

09:43, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” me gazetarin Flavio Qarri në Syri Tv, gazetarja Aida Topalli foli për përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në rrjete ndërkombëtare dhe mënyrat se si ato pastrojnë paratë në Shqipëri.

Sipas saj, operacionet e përbashkëta të autoriteteve shqiptare me vendet si Kolumbia, Brazili, Ekuadori dhe shtete të tjera të Amerikës Latine apo Europës, tregojnë qartë se Shqipëria dhe shtetasit shqiptarë të përfshirë në krimin e organizuar janë pjesë e listave të zeza ndërkombëtare.

Topalli theksoi se një pjesë e madhe e parave të ardhura nga trafiku i drogës pastrohen në vend, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore, mungesën e kontrollit në sistemin bankar dhe blerjet me para cash. Sipas saj, edhe pas sekuestrimeve, pronat shpeshherë vijojnë të përdoren nga të njëjtët persona që janë nën hetim apo të dënuar për vepra penale.

Pjesë nga deklarata:

Në çdo raport flitet, flitet edhe në raportet tona. Ne kemi jo pak operacione të përbashkëta, dhe për sa kohë ka operacione të përbashkëta të Shqipërisë dhe për sa kohë ka delegacione shqiptare të cilat shkojnë në vende si Kolumbi, Brazil, Ekuador apo të gjitha vendet e tjera të Amerikës Latine apo Europës, pikërisht për të bërë operacione të përbashkëta dhe kanë deklarata për shtyp në fund të tyre, do të thotë që Shqipëria dhe shqiptarët të cilët janë pjesë e krimit të organizuar janë pjesë e listës së zezë dhe raporteve të ndërkombëtarëve.

Qeveria, shteti, institucionet e zbatimit të ligjit gjithmonë do të bëjnë përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet diplomatike apo marrëdhëniet në rrugë institucionale me të gjitha vendet ku ka shqiptarë të cilët janë në listat e hetuesve ndërkombëtarë.

A bën të lehtë pastrimin e parave në Shqipëri?

Historikisht, grupe kriminale shqiptare, pasi kanë tregtuar lëndë narkotike nëpër Europë apo Amerikën Latine apo kudo nëpër botë, kanë ardhur dhe një pjesë të mirë të parave i kanë pastruar brenda territorit shqiptar, kryesisht në ndërtim, në fushën e turizmit. Ne kemi sot vetëm konfiskime dhe sekuestrime të bëra nga Prokuroria e Posaçme, pas dosjeve të hetuara që janë të panumërta.

Mirëpo, çfarë nënkupton kjo? Pse ka qenë kaq e lehtë për këto grupe t’i pastrojnë këto para këtu?

Tregu i ndërtimeve është tregu që kërkon më shumë investim, dhe duke pasur një parregullsi të madhe për mënyrën se si janë marrë lejet, për mënyrën se si kanë funksionuar sistemet bankare në Shqipëri, për mënyrën se si kanë ardhur dhe kanë funksionuar edhe mënyrat ilegale të pastrimit të parave dhe ajo blerja me para cash dhe futja e këtyre personave për të marrë kredi fiktive. Kjo është edhe një metodë që shpesh qeveritë e përdorin, që këto para të hyjnë brenda vendit, të ndërtohen dhe të pastrohen këto para në fushën e ndërtimit, që më pas të sekuestrohen dhe të jenë në shërbim të shtetit.

Shpesh, edhe pasi këto pasuri janë sekuestruar, kanë kaluar dhe janë përsëri në përdorim nga vetë ata të cilët i kanë ndërtuar, nga vetë ata që kanë asistuar, nga vetë ata të cilët janë akuzuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale, dhe pjesë e hetimit të tyre ka qenë edhe hetimi pasuror dhe konfiskimi i këtyre pasurive.

Nuk guxon njeri t’i marrë ato. Këto asete të sekuestruara nuk guxon njeri t’i blejë as t’i përdorë, pasi kanë frikën e një atentati, për shkak se mund të mendojë kundërshtari që brenda në makinë është personi që e ka zotëruar më parë. Kështu që askush nuk guxon t’i blejë, por as asetet e sekuestruara nuk guxon t’i blejë njeri, një pjesë shumë e vogël shkon për përdorimin e shtetit.

Kush do të guxonte të shkonte e të futej në pronën e Hajrajve, tek "Golden", që u sekuestrua disa kohë më parë në Shijak? Askush nuk guxon. Aty vazhdon puna qetësisht, ajo vazhdon të përdoret. Atje nuk filmon dot me kamera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco