I ftuar Në intervistën e edicionit të mesditës në Syri tv ka qenë deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.
Në bisedë me moderatorin Edvin Paruca ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka shpjeguar më në detaje mbështetjen që opozita i dha një kandidati të pavarur për bashkinë e Tiranës.
Luçiano Boçi: Pra opozita mbështet një kandidat i cili tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij. Dhe unë mendoj se këtu ka një përbashkësi edhe qëndrimesh edhe mendimesh edhe nga pjesa tjetër e opozitës. Sepse i gjithë thelbi i negociatave ka qenë një kandidat i pranueshëm nga palët. Ose mbi palët. Zakonisht kjo gjuha ka ato diferencat e veta dhe jo apolitik do të thoja nuk ka shumë përputhje. Por e rëndësishme është se kandidati i pavarur sot është i mbështetur nga i gjithë spektri opozitar, sigurisht PD ka rolin e saj të pazëvendësueshëm dhe lajmi është që vërtet është një mbështetje që shkon tek një kandidat përfaqësues. Në atë rrethin e mbështetjes kishte edhe kandidatë po të këtij niveli. Po kaq potentë. Emra shumë të mirë. Ka patur edhe dilema.
Tani çdo gjë është vendosur dhe çdo diskutim për atë çka ka ndodhur më përpara, mua më duket i tepërt, i ezauruar dhe duhet të dalim tek kjo pjesa që si është kandidati dhe cilat janë shanset e tij përballë një kandidati të Partisë Socialiste e cila ka ato problemet e veta të ushtrimit të pushtetit. Të të qenurit ministre. Të të qenurit e hetuar nga SPAK-u. E lidhur ngushtë me ngjarje tragjike në vendin tonë, siç ishin edhe pasojat e Covidit. E lidhur edhe me akuzat e vazhdueshme për korrupsion në Ministrinë që ka drejtuar dhe pas asnjë rezultat në Ministrinë e fundit meqenëse koincidonte sot edhe me fillimin e vitit të ri akademik. Pa rezultate në Ministrinë e Arsimit, pa rezultate për Universitetin, pa rezultate për arsimin para universitar i cili gjendet ne nivelet e fundit. Sikurse arsimi para universitar nuk njihet fare as në rajon dhe as në Evropë që të jete i konkurueshëm në ato nivele që kërkohet nga një universitet. Dhe diskutimi nis këtu.
Ky kandidat ka elementët e tij të njohjes të kontakteve me publikun. Nuk vjen thjeshtë nga ajo bota e artit siç mundohen ta paraqesin, ata që duan ta gjuajnë me cinizëm kandidatin e pavarur. Vjen nga një aktivitet si një aktivist i dalluar pse jo i lëvizjeve të ndryshme. Ka qenë edhe organizator, dhe ka pasur sukseset e tij. Një njeri që ka një dimension publik të theksuar dhe që e ka demonstruar në aktivitetin e tij. Është kandidat që plotëson edhe kërkesën e publikut. Vazhdimisht nga publiku ka patur një kërkesë, pse opozita shfaqet vetëm me kandidatë të fortë politikë. Madje të fortë dhe përfaqësues të pjesës dërrmuese. Nuk ulet tek pjesa e përfaqësimit të atyre njerëzve që kanë një dimension shumë të madh social siç është rasti i zotit Binaj.
Dhe për me tëpër është një shenjë hapje edhe e opozitës dhe e Partisë Demokratike, se ajo hapja nuk është një veprim mekanik. Është thirrje në garime, thirrje në përfaqësime e njerëzve të tillë që kanë dimensione publike dhe i ka munguar dimensioni politik. Nuk janë të aktivizuar në karrierat e tyre. Dhe prandaj them që është një gjetje e cila rrit atë mundësinë e një fitoreje të mundshme përballë një makinerie që dihet si e merr votën, se si e rrëmben, gjë që nuk e përjashton veprimin e makinerisë dhe nuk e neutralizon. Madje për disa duket edhe më vulnerabël. Sepse nuk është përfaqësues politik dhe nuk ka mekanizma mbrojtës. Në fakt mekanizmat ekzistojnë. Ne momentin që e mbështet e PD konsideron kandidatin e saj. E prezanton edhe në strukturë. Dhe pjesa e mënyrës, bërjes fushatë dhe mbrojtjes së votës. Kjo do të vijë nga PD për kandidatin...
© SYRI.net