Rama tallet me Trump-in dhe merr një shuplakë nga Macron

Rama tallet me Trump-in dhe merr një shuplakë nga Macron

21:57, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri shqiptar Edi Rama u tall me presidentin amerikan Donald Trump, duke nxitur një reagim të papritur nga lideri francez Emmanuel Macron. Një video e incidentit u postua nga Minval Politika në kanalin e saj në Telegram.

Rama qëndronte pranë Macron-it dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe iu drejtua homologut të tij francez: “Duhet të na kërkosh falje (duke treguar me dorë nga vetja dhe Aliyev). Sepse nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump implementoi mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” tha kryeministri shqiptar.

Pas kësaj, Macron qeshi dhe i dha një shuplakë kryeministrit shqiptar në faqe. Rama nuk reagoi në asnjë mënyrë./ IZ.RU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco