Sjellja skandaloze e kryeministrit Edi Rama në samiti të Komunitetit Politik Europian duke u tallur me një lapsus të presidentit Donald Trump është bërë virale duke tërhequr vëmendjen e të gjithë medias ndërkombëtare.
Rama u filmua duke tallur presidentin amerikan, Donald Trump, për faktin se ai kishte ngatërruar emrin e Armenisë me atë të Shqipërisë, kur kishte folur për arritjen e paqes mes këtij vendi dhe Azerbajxhanit pas luftimeve të përgjakshme.
Jo vetëm kaq, kjo tallje po përdoret edhe për fushatë të brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ gazetari Anri Bala tha se Rama tregoi se është në tension, ndërsa shtoi se një tallje e tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në.
Anri Bala: Po e trajtojmë Ramën nëse është karagjoz o na ben me qesh ose me qajt. Mendoj se Rama është në tension edhe kur bën këto batuta. E lidh këtë se edhe në marrëdhëniet diplomatike, të gjithë sinjalet që kemi nuk i ka fort të mira me administratën e re atë të Trump. Rasti i fundit kur e ambasadorja e komanduar në SHBA nuk e takoi ti merrte mend për sigurinë, por i shkoi për rastin e Erion Veliajt. Me dekretimin e shkarkimit besoj se është qasja e parë e ndarjes përgjithmonë për cështjen e Veliajt me SHBA. Ka qëndrim krejt tjetër dekretimi. Këtë tension në Tiranë tenton ta përkthejë atje ku shkon. Të thotë që ky zotëria (Veliaj) është askush për mua. Në vendin tim vendos unë. Nuk di nëse është guxim apo çmenduri. Ky është tension. Nuk mund të bësh humor me presidentin e SHBA-së. Ai tallet.
Enton Abilekaj: Nëse na vë në këto pozita krijon imazhin për Shqipërinë.
Anri Bala: Ky është tension i hapur
Enton Abilekaj: Është tallje me Shqipërinë.
Anri Bala: Është tension se nuk mund të jetë batutë që i thuhet Macronit. Është tension se nuk do të zbriste me trajta në dorë ‘aman ma merr Sazanit”
Armand Shkullaku: Jep copa Shqipërie për të mbajtur pushtetin
Anri Bala: Rama është në tension edhe kur bën batuta. Ky është tension nuk mund të bësh humor, të tallesh. Kjo batutë me ambasadën e SHBA-së mos do na kthejë në konsullatë. Se pastaj kalojmë në marrëdhënie të tjera me Amerikën’ thotë Bala.
Skandali i Edi Ramës gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian.
© SYRI.net