'Dokumentoi lidhjet e njerëzve të Ramës me bosët e mafias shqiptare' Gazetarja Cami: Është tërmet. Në Shqipëri shpresoj të ketë ‘lëkundje’

11:22, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja shqiptare Irida Cami komenton librin e dalë së fundmi në Itali të gazetarit investigativ Nello Trocchia autor i librit “Mafia shqiptare te pamposhturit” ku jepen detaje nga takimi i përfaqësuesve te qeverise Rama me trafikantë të drogës me në krye Artur Shehun. 

Në një intervistë me skype për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv Cami vlerëson figurën e Trocchia si një gazetar tepër serioz dhe avangardë në fushën e investigimeve serioze.

“Gazetari Nello Trocchia është i njohur sidomos në fushën e investigimeve serioze. Libri tregon se nga Ekuadori në Itali, e nga Europa në Dubai valëvit një flamur dhe ai është flamuri shqiptar”

Në libër Trocchia tregon se në fillimet e saj mafia shqiptare u nis të merrej me ata që e quan “shfrytëzimi i trupave” pra  shfrytëzimi i prostituconit dhe trafiku i njerëzve që mafia italiane nuk donte më të merrej, por tani  

‘Nxënësi po kapërcen mësuesin” evidenton gazetarja Cami.

Lexo: Nga gomonia në ishullin Aruba: Gazetari italian zbulon biznesmenin vlonjat të afërt me Ramën/  Intervista e plote (VIDEO)

Në libër Trocchia shkruan se tashmë mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me ’Ndranghetën. Madje një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, familjes Mancusi, I ka treguar qetësisht se do të jenë: “Do të jenë zotër të Europës”.

Gazetarja Cami evidenton se investigimi i Trocchias është tepër serioz dhe përmban dokumente të rëndësishme të sekretuara nga Antimafia italiane.

“Në librë ka nxjerrë dokumente shumë të rezervuara. Vijnë nga  antimafia italiane dhe kanë qenë të sekretuara ..Është një lloj tërmeti.  Në Shqipëri shpresoj të ketë ‘lëkundje’

Ky gazetar ka një karakteristikë është gjithmonë një hap përpara. Kur nuk bëhej fjalë për Casamontën ai ishte duke hetuar. Kur nuk bëhej fjalë për mafian shqiptare në këtë nivel ai e kishte filluar dhe ishte në përfundim të këtij investigimi.

Më bëri prështypje se flet për Vlorën në verën e këtij viti. Në të njëjtën periudhë kam qenë dhe unë. Më bëri përshtypje si i shikon ai Beach baret, resortet, hotelet.. Si i i shikoja unë. Lajmet janë të freskëta’ thotë Cami duke shpresur se një investigim i tillë të nxisë një tërmet në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco