Këshilltari i PS humbet toruan, braktis emisionin. Shpronësimet për projektin TID: Po ne pyetem noterët

10:34, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qenë Alfred Mullaraj, anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës PS, dhe Kryetar i Këshillit të qarkut.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri është komentuar një projekt i diskutueshëm në Durrës dhe ku banorët nuk janë dakord me shpronësimet dhe shumat e caktuara. Banorët kanë deklaruar se nuk janë konsultuar për projektin TID.  Ata po përballen me ç’vlerësimin e pronës së tyre.

Flavio Qarri: Sa qëndrojnë shqetësimet e banorëve

Alfred Mullaraj: Shqetësimet e banorëve. TID është një projekt që bashkia Durrës, këshilli bashkiak ose parlamenti i vogël siç i themi i qytetit, thjesht ka kaluar këto 74, familjet, për shpronësimin e këtyre. Dhe për shpronësimin e tyre sipas ligjeve që janë të shtetit shqiptar, të Këshillit të Ministrave, ka dy mënyra që mund të bëhet.

Ose me referenca që kanë qenë 67 mijë lekë, ose duke marrë tre muajt e fundit të gjithë noterët e Durrësit për gjithë këtë zonë kadastrale ku janë bërë këto shpronësime dhe është marrë në bazë të shit – blerjeve. Është marrë mesatarja dhe ka dalë 800 mijë lekë për metër katror.

Mendoj se nuk i është ngrënë haku asnjë qytetari aty. Është marrë vlera më e lartë nga 670 në 800.

Flavio Qarri: Megjithatë si e shpjegoni që i keni të gjithë banorët në protestë, përjashto familjarët e zyrtarëve të PS.

Alfred Mullaraj: Banorët në protestë…nuk janë të gjithë banorët.

Flavio Qarri: Të vetmit që nuk janë, janë familjarët e eksponentëve dhe drejtuesve të PS.

Alfred Mullaraj: Tani nuk është bërë një verifikim për këtë, për eksponentët.

Flavio Qarri: Familja e zotit Kovaçi, drejtor i UKD.

Alfred Mullaraj: Nuk e di. Të mos kalojmë në gjera personale tani. Ky ka qenë një prioritet i bashkisë.  Kjo ka qenë një prioritet i bashkisë. Ky projekt. Kjo vjen nga pazari i Tiranës. Është bërë i suksesshëm në Vlorë, në Korçë, Shkodër.  Ka qenë i suksesshëm në gjithë këto zona dhe prandaj ne kemi dhënë pëlqimin për këtë.

Flavio Qarri: Asnjë shtëpi nuk u prek në Tiranë.

Alfred Mullaraj: Kjo varet nga zona. Dihet që amfiteatri i Durrësit është një sitet më të rëndësishme të këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë. Dhe ta kthesh atë me një projekt që është bërë me një projekt amerikan me bashkëpunim italian, e ta kthesh në një teatër të hapur që të vijnë nga e gjithë bota e të përformojnë aty. Duhet që çdo parlament ta kalojë. Që të bëjmë këtë projekt. Është fat për Durrësin.

Flavio Qarri: Dhe për këtë duhet të shpronësoni njerëz. Deri këtu e marrim të mirëqenë, por problem I vlerësimit të pronës.

Alfred Mullaraj: Shpronësimet janë bërë sipas ligjeve shqiptare, sipas gjitha rregullave. Është ngrit një grup pune. Bashkia e ka patur me shumë seriozitet, e ka patur prioritet. Nuk i është ngrëna haku askujt.

Flavio Qarri: Shpronësimet janë bërë edhe me dhunë shtetërore, kemi rastin e Astirit në Tiranë ku kanë fut gaz lotsjellës ne gjumë.

Alfred Mullaraj: Tani unë këtu jam thirrur që të flas për projektin TID, amfiteatrin e Durrësit që është një ofertë turistike e jashtëzakonshme për Durrësin. 

Flavio Qarri: A jeni në dijeni që aty po prishen hotele, ndërkohë që është dhënë leje për hotel brenda ambientit të amfiteatrit, njollës së projektit.

Alfred Mullaraj: Nuk e besoj këtë. Ne si këshilltarë kemi kaluar 74 objekte edhe sheshe edhe shpi për tu shpronësuar nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve. Nuk është se kam qenë pjesë e grupit të punës. Por jam i bindur që qytetarit nuk i është ngrenë haku dhe nuk është përdorur dhunë për asnjë qytetar.

Flavio Qarri: Jo dhuna vjen më vonë. Por qytetarët kanë takuar edhe kryetaren e bashkisë dhe vlera e tregut është ndryshe nga 80 kijë lekshi që ju pretendoni.

Alfred Mullaraj: Ore në facebook mund të shikosh çfarë të duash por unë po them që është zbatuar kjo procedurë. Janë marrë 3 muajt e fundit në bazë të shitblerjeve dhe ka dalë kjo vlerë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco