Prej ditësh tashmë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga prishja, qytetarët nuk ndalen deri sa Bashkia e Durrësit të rishikojë projektin TID, i cili ka si qëllim që pronat e vjetra durrsake përreth amfiteatrit, t’i kthejë në lulishte.
Ka marrë avionin nga Belgjika për të ardhur në Durrës, e për t’i dalë zot pronës së tij.
Ky është rasti i qytetarit në protestën e kësaj të premteje në Bashkinë e Durrësit kundër projektit TID, për të cilin thotë se është një absurditet prishja e banesave për një lulishte.
Sipas tij, asnjë prej udhëheqësve të kohës, nuk ia ka prishur shtëpinë, duke shtuar se zyrtarët e Durrësit po tentojnë t’i marrin djersën për një lulishte, ndërsa të gjithë atë se çfarë po ndodh e konsideroi një fasadë politike.
Më duket absurde, s’jam lajmëruar. E kam marrë vendimin përmes mediave. Më kanë thënë që duhet ët firmosësh e kaq. Po niins procedurat për shpronësim. S’jam dakord me bashkinë. Kam ardhur nga Belgjika, kam marrë avionin brenda ditës. Më duket absurde, në asnjë vend s’funksionon kështu.
As komunizmi s’më ka shpronësuar kështu. Projektin mund ta bëja vetë. E zhvilloja vetë pronën, jo të bësh këto prapaskena. Dua të rri vetë pronar, e kam më shumë psikologjike jo monetare.
Kam jetuar që në kohën e Zogut, gjermanit, komunizmit...kjo është absurde. U solidarizuam. Është një pronë e pastër me dokumente e s’kanë ku kapen, dhe të vijnë të më nxjerrin s’më duket normale. Çfarëdo veprimesh të bëjnë, s’jam dakord. Do ta ndjek këtë çështje.
© SYRI.net