‘S’duam skena si të Thethit’/ Shembja e banesave në Durrës, Urbanistja Koja: Rast i pastër korrupsioni...

09:45, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë dhjetëra familje që do të preken nga projekti i Bashkisë së Durrësit për shpronësimin e banesave të vjetra durrsake, duke e kthyer truallin në lulishte për amfiteatrin.

Kështu u shpreh urbanistja, Entela Koja, e cila tha se projekti TID, ka probleme të theksuara ligjore që në fazat e miratimet, pasi asnjë prej banorëve të prekur nuk janë thirrur për konsultim em ekspertët.

Në intervistën e drejtpërdrejtë me emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Koja tha se në projekt janë bërë selektime, në atë që e cilësoi një rast të pastër korrupsioni.

Sipas Kojës, qytetarët që preken nga shpronësimi për t’i hapur rrugë projektit TID, duhet të bashkohen në një kauzë të vetme dhe të përgatitin një padi kolektive në Gjykatë, një rast i paprecedentë në vendin tonë.

Janë familje të vjetra durrsake që po goditen. Projekti përfshin jo vetëm amfiteatrin por edhe Durrësin e vjetër. Ka probleme të mëdha në fazat e miratimit, qytetarët jkio vetëm që s’janë konsultuar por as janë vënë në dijeni. Debate me kryebashkiaken kanë qenë për konsultimet me publikun, dhe i thashë që s’janë thirrur.

Numri i njerëzve është shumë më i vogël se ata që preken. Projekti me vendim KKT,  kanë qenë rreth 100 familjesh. Është bërë rishikim plani më 2024, s’janë më 100 por 75. Sikur gjysma e tyrë të pa vënë në dijeni, janë të detyruar të shkojnë në procese gjyqësore, kosto e madhe vetëm për mos-informim. E kanë pasur detyrim hartuesit e projektit, fondacioni që ka sponsorizuar e ka dhënë termat e referencës, TID, ligjet shqiptarë e theksojnë konsultimet me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës.

Ne s’kemi parë gjë, ne duhet të firmosim diku për informacione dhe sugjerime. Kjo s’është një godinë, është Durrësi i vjetër që me një ekskavator kthehet në zonë të gjelbër rreth amfiteatrit. Pjesa selektive e projektit është gjëja më e dukshme që kanë futur duart në projekt. Rast i pastër korrupsioni, selektimi dhe kush është më afër kujt. Qytetarët ndryshe nga çdo lëvizje tjetër po japin shenjë, me veprime ligjore.

Ka gafa të rënda, që nga projekti e faza përfundimtare. Aprovimi i dytë ka kaluar pa lejen e Këshillit Bashkiak. Një grup ka bërë sigurim padie, s’duhet të shohim skena si Thethi e të tjera, por që besojnë te qytetarët e mundësi korrigjimi. S’është lufta jonë me bashkinë dhe shtetin. Duhet të na konsiderojnë.

Qytetarët durrsakë, ata që preken t’i bashkohen kauzës që ne po e ndërtojmë kolektive dhe s’ka precedentë. Kostot janë të larta, e s’dimë vendimin që mund të japë gjykata. Kauzat kolektive mund të përfitohen, kemi ndërhyrje. Gabimi ka nisur që në projekt e bashkia justifikohet me ndryshime të vogla në projekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco