Pas një dënimi qesharak nga drejtësia e telekomnduar nga Rilindja e Edi Ramës, ish kreu i bashkisë së Durrësit tashmë është i lirë.
Mësohet se sot ai ka përfunduar 6 ditët e qëndrimit në izolim dhe ka lënë qelinë e burgut të Durrësit.
Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episode, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të një shoqërie, ku ai dhe vartësit e tij përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.
© SYRI.net